Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nikolla: Nuk do të ketë rritje të tarifës maksimale të studimit

Postuar: 20/03/2017 - 21:58

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka deklaruar se nuk do të ketë rritje të tarifave për studentët.

Nikolla: Ligji i ri i arsimit të lartë përcakton që është qeveria ajo që përcakton tarifën maksimale dhe ne do të çojmë pranë IAL, kemi pritur edhe konstituimin e bordeve, sepse ligji i ri i arsimit të lartë ia njeh bordeve edhe këtë moment që lidhet me përcaktimin e tarifave të studimit dhe ne do të vendosim si tarifë maksimale sërish tarifat maksimale që janë në fuqi për IAL, pra nuk do të ketë rritje të tarifës maksiamel. Do të  doja të sqaroja të gjithë shikuesit për faktin e një gënjeshtre të madhe që lidhet me tarifat e studimit dhe sidomos kur rritjen e tarifave e lidhin me ligjin e ri të arsimit të lartë. Ligji i ri i arsimit të lartë ka hyrë në fuqi në 2015 dhe që pas hyrjes në fuqi ne nuk kemi asnjë rritje të tarifave të studimit. Nga viti 2009 deri në vitin 2013 ne kemi rritje të tarifave të sudimit. Pra nëse tarifa minimale në 2009 ishte 12 mijë lekë ajo u rrit me 20.2 % duke shkuar 14430 lekë, tarifa mesatare u rrit me 25%, ndërsa tarifa maksimale nga 30 mijë u rrit në 45 mijë lekë, gjatë qeverisjes së shkuar. Kjo rritje tarife ka impaktuar 25 mijë student duke sjellë një efekt financiar në IAL një vlerë prej 128 mln lekësh. Ndërkohë tarifat janë rritur në 2014 në një vlerë të tillë dhe u rritën në 2014 sepse pasi ne verifikuam kriteret e ligjit kemi bërë një sërë ndërhyrjesh në IAL dhe posacërisht jo vetëm mbyllëm 18 universitete private por nuk dhamë dhe kuota në sistemin part time. Gjë që pamundëson një sasi të ardhurash për universitetet. Në 2014 tarifa minimale është rritur nga 14430 lekë, në 20 mijë lekë ose 27.8%. Tarifa mesatare është nga 20600 lekë është rritur në 26100 lekë ose 27% dhe tarifa maksimale nuk është rritur. Pra nga kjo rritje tarifash janë impaktuar 14 mijë studentë  nga 23 mijë që janë imapktuar nga rritja e tarifave 4 vite më parë me një efekt financiar 75 mln lekë. Nga 2014 deri tani nuk kemi asnjë rritje të tarifave në IAL publik në vend dhe aq më shumë as në rritje që lidhet me ligjin e arsimit të lartë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2018 - 18:12

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, Peter Stenlund.

Postuar: 19/02/2018 - 18:00

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të kërkojë mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e heqjs nga skema e ndihmës ekonomike të mbi 20 mijë familjeve

Postuar: 19/02/2018 - 17:42

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi, ka reaguar pas deklaratës së kreut demokrat Lulzim Basha, i cili kundërshtoi Kryeministrin Edi Rama mbi presidentin e unitetit

Postuar: 19/02/2018 - 16:37

Kryetari i Partisë Demokratike në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, tha se qindra mijëra familje shqiptare po nxirren nga skema e ndihmës e

Postuar: 19/02/2018 - 16:17

Konferenca e Kryetarëve ka shtyrë me dy javë kërkesën e Partisë Demokratike për të ngritur komision Hetimor ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Postuar: 19/02/2018 - 16:04

Kreu i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas deklaratave te kryeministrit shqiptar Edi Rama ne Kosove, ku foli per nje preside

Postuar: 19/02/2018 - 15:49

Ndërsa pritet nisja e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për arritjen e një marrëveshjeje mbi kufirin detar, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, nuk beson ne vendosjen e kush