SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor
Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Korrik 2020
Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta është mbledhur ditën e sotme ku është vendosur edhe data përfundimtare.
Në fjalën e tij deputeti Halit Valteri tha se mazhoranca sa herë ka përplasje me kreun e shtetit, i bën presion përmes organizimit të mbledhjeve të tilla.
Sipas Valterit pas shumë muajsh që kur është ngritur, ende nuk ka asnjë produkt dhe rezultat nga puna e këtij komisioni.
Me deputetin ka replikuar kryetari i komisionit Ulsi Manja i cili ka treguar afatet kohore të punës teksa tha se opinion do të jetë gati deri në datën 18 Korrik ndërsa afati i punimeve të këtij Komisioni është deri më 30 Korrik.
Sipas Manjës, dosja do të dorëzohet në Kuvend deri më datën 18 Korrik dhe afati i Komisionit Hetimor përfundon së ekzistuari më 30 korrik dhe do jetë Parlamenti që do të vendos me votë.
Gjithashtu, gjatë mbledhjes, mësohet se do të diskutohet dhe raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias, që i dha të drejtë Kreut të Shtetit.
Pak ditë më parë Komisioni i Venecias publikoi raportin përundimtar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Venecias, Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën në procedurën e tij dhe me faj bëhet KED, pasi sipas Komisionit ka vepruar në fshehtësi dhe nuk ka qenë transparente. Po ashtu Venecia kërkoi dhe bashkëpunim mes palëve për vijimin e punës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pas deklaratës së Komisionit, Meta dhe Ruçi zhvilluan një takim dhe u zotuan se do të vijonin punën së bashku.
Ndërkohë nga ana e maxhorancës ka pasur ‘zbutje’ në lidhje me kërkesën për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta. Vetë Ulsi Manja u shpreh se ka pare reflektim tek Meta, ndërsa shtoi se këtë të hënën, do të shqyrtohen të gjithë provat kundër tij.