
Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i është bllokuar viza rrezikon të mbetet jashtë listave, shtohet presioni ndaj Bashës

Nis ndërtimi i 50 shtëpive në Baldushk, Ahmetaj: Krijohet një lagje e re që afron familjet në komunitet

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Gusht 2020
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishte ditën e djeshme në Baldushk të Tiranës, ku po punohet për ndërtimin e 50 shtëpive për familjet që humbën strehën në 26 nëntor 2019. Ahmetaj theksoi se do të ndërtohet një lagje e re në fshat në mënyrë që të afrohet edhe komuniteti më njëri-tjetrin. “Në këtë zonë, do të ndërtohet një lagje e re fshati me banesa individuale, për t’i afruar familjet në komunitet, me një qasje më të shpejtë në infrastrukturën e kryeqytetit, me qendrën shëndetësore, me shkollën, kopshtin, çerdhen, me shërbimet administrative dhe me një sistem të ri furnizimi me ujë e me energji”, tha ai. Ministri Ahmetaj theksoi se toka ngelet e tyre dhe banorët e zhvillojnë si të duan. Ai kërkoi që të punohet me 2 apo 3 turne që në krye të 4-5 javëve të futen familjet në shtëpitë e reja. Po ashtu, ministri informoi se Këshilli i Ministrave akordoi 140 milionë dollarë për Bashkinë e Tiranës për zonën e 5 Majit dhe për zonën e Kombinatit, ku do të ndërtohen pole të reja të kryeqytetit. “Edhe programi 4, programi i ndërtimit të pallateve ka nisur dhe janë 2 aprovime të rëndësishme nga Këshilli i Ministrave, një për Fondin Shqiptar të Zhvillimit me 16 miliardë lekë për ndërtimin e pallateve jashtë zonës së Bashkisë së Tiranës, ku mendoj se në fund të shtatorit ose javën e parë të tetorit do të kemi themele. Ndërkohë që dje ne kemi aprovuar edhe për Bashkinë e Tiranës një shumë prej 14 miliardë lekësh për zonën e “5 Majit” dhe të Kombinatit. Besoj se me procedurat e përshpejtuara edhe në Tiranë do të kemi themele në fund të shtatorit, maksimumi në javën e parë të tetorit”, tha ai. Ahmetaj bëri të ditur edhe fondin që i ka kaluar Fondit Shqiptar të Zhvillimit për rindërtimin e banesave individuale dhe pallate. “Së bashku me fondin prej 160 milionë dollarë që qeveria i ka kaluar Fondit Shqiptar të Zhvillimit tri javë më parë për rindërtimin e pallateve në 10 bashkitë e tjera, bëhen 300 milionë dollarë nga buxheti i shtetit, për zbatimin e projekteve tanimë të përfunduara të pallateve të reja dhe të infrastrukturës shoqëruese për këto qendra banimi, ku familjet e prekura nga fatkeqësia e 26 nëntorit, do t’i gëzohen një cilësie të re jete në banesën e në komunitetin e tyre”. Ky është programi i 4-t që tani futet në shpejtësi të plotë dhe maksimumi javën e fundit të shtatorit të parën e tetorit do të kemi në të gjitha zonat e dëmtuara themelet për pallate. Në Tiranë, Durrës, Kavajë, Shijak, Lezhë, Kurbin, Krujë, Fushë-Krujë, Ishëm, gjithandej”, tha Ahmetaj.
Më të lexuarat


“Asnjëherë në jetën time nuk e kam menduar këtë moment”/ Kandidoi për deputete, prek me mesazhin e ndjerë: I kam vënë vetes një detyrë që s’është aspak e lehtë për mua

PD ndez motorët e fushatës, cakton si koordinator për qarkun e Lezhës pedagogun e njohur (Emri)

Deklarata e fortë e Klevis Balliut, paralajmëron nxjerrjen e disa dokumenteve ‘sekrete’: Do ndodhë këtë jave!

Nuk ndalet kryeministri Rama, publikon pamjet nga premtimi i radhës i mbajtur nga qeveria e tij (FOTO)

Jorida Tabaku lë mënjanë për një moment politikën, nxjerr foton si rrallëherë ndonjëherë

“Nuk bëri kurrë kompromis me të keqen”, Lulzim Basha përkujton demokratin e njohur: Politikani model ku mllefi dhe hakmarrja për kundërshtarin politik nuk gjeti kurrë vend! (FOTO)

Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i është bllokuar viza rrezikon të mbetet jashtë listave, shtohet presioni ndaj Bashës

Kushtetuesja nis punën me ligjin e pronave, ish-pronarët kundër draftit të qeverisë, më 4 shkurt rihapet debati

Berisha rrezikon të merret në pyetje nga SPAK, nis grumbullimi i dokumenteve për aferën e “Kompleksit Partizani”, do thirren të gjithë të akuzuarit

Berisha u përgjigjet sulmeve të Ramës pas 4 ditësh, e akuzon për shitjen e detit, asnjë pendesë për marrëveshjen e 2009
