Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nis plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi betohet para presidentit Meta: Do i qëndroj besnik Kushtetutës

Postuar: 19/10/2019 - 08:08

 Dy ditë më parë Presidenti i Republikës, Ilir Meta vendosi që të dekretojë emërimin e prokurorit Besnik Muçi, si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, megjithëse ky i fundit nuk ka kaluar ende në filtrat e vetingut. Ndërkohë ditën e djeshme në Presidencë, Besnik Muçi, bëri betimin para presidentit Ilir Meta. Në fund pas betimit Presidenti Meta i ka dorëzuar Muçit edhe dekretin e emërimit si anëtari i parë i Gjykatës Kushtetuese. Prokurori Besnik Muçi u betua duke u zotuar se do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës. “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”, tha prokurori Besnik Muçi. Por ndonëse ish-prokurori i Krimeve të Rënda nuk e ka kaluar akoma vetingun, sërish presidenti Ilir Meta vendosi dy ditë më parë ta emërojë si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Pas listës me katër emra të dërguar nga KED, presidenti zgjodhi emrin e Besnik Muçit, i cili është i treti në renditje, me 81.928 pikë. Sipër tij, ishin Elsa Toska dhe Arta Vorpsi. Por, presidenti vendosi të zgjedhë emrin e Muçit, duke bërë që të rriten dyshimet se në mes kanë hyrë pazaret dhe skenarët për të sabotuar Kushtetuesen. Besnik Muçi kaloi shkallën e parë të vetingut, por Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e tij në Apel. Dje ishte seanca e radhës e tij dhe rreziku për ta shkarkuar është rritur. Atëherë pse Meta zgjodhi Muçin? Dyshimet janë se e gjitha ka qenë një plan i mirëmenduar i presidentit. Pas dërgimit të listave nga KED, Presidenca duhet të zgjedhë dy emra dhe Kuvendi dy të tjera, ndërkohë që Kushtetuesja ka vetëm Vitore Tushën në detyrë. Por nëse shkarkohet Besnik Muçi, mbeten vetëm 4 dhe Kushtetuesja nuk funksionon sepse nuk ka kuorumin e nevojshëm prej 5 anëtarësh. Por kjo i shërben vetëm Metës, pasi Kushtetuesja është gjykata që do vulosë shkarkimin e tij. Me këtë strategji kreu i shtetit e zgjat edhe për disa javë bllokimin saj. Ndërkohë që nuk është çudi që të ketë dhe pazare në mes. Muçi është ndër më të dobëtit e listës dhe fakti që u zgjodh nga Meta tregon se po luhet lojë e pisët, që presidenti të sabotojë Kushtetuesen ose të sigurojë vota (nëse Muçi i mbijeton shkarkimit) për të rrëzuar draftin e Kuvendit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 13:07

Mbrëmjen e djeshme u luajt ndeshja Shqipëri-Francë e vlefshme për eliminatoret 2020. Ndërkohë, u inaugurua edhe stadiumi i ri, i cili ka marrë emrin “Air Albania”.

Postuar: 18/11/2019 - 12:57

Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt ka përshëndetur vendimin e opozitës joparlamentare për të ma

Postuar: 18/11/2019 - 12:56

Çështja e financimit rus të Partisë Demokratike për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës en

Postuar: 18/11/2019 - 12:54

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka bërë thirrje presidentit të R

Postuar: 18/11/2019 - 12:41

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi kërkoi sot një fond shtesë.

Postuar: 18/11/2019 - 12:20

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka sqaruar në Facebook arsyet e mungesës së tij në një event të rën

Postuar: 18/11/2019 - 12:07

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka dhënë një mesazh të fortë për politikën shqiptare