BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Nis punën komisioni hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, brenda korrikut zbardhen të gjitha shkeljet, fundoset presidenti

Nis punën komisioni hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, brenda

Kuvendi ka nisur zyrtarisht hetimin ndaj presidentit Ilir Meta sa i takon datës së zgjedhjeve. Një ditë pasi u publikua në Fletoren Zyrtare vendimi për ngritjen e komisionit hetimor, mazhoranca dhe opozita nuk kanë humbur kohë. Në mesditë u bë konstituimi i komisionit hetimor parlamentar, i cili do të faktoj shkeljet e presidentit. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, njëherësh kryetar i komisionit hetimor, Ulsi Manja, u shpreh se hetimi i plotë për dekretin e presidentit do të zgjasë 3 muaj, duke theksuar se gjatë muajit korrik komisioni do të mblidhet edhe 3 herë të tjera ku do të zbardhen të gjitha shkeljet e presidentit. Manja gjithashtu deklaroi se komisioni do i verifikoj me imtësi të shkeljet e kreut të shtetit, por edhe do verifikoj pasojat që kanë ardhur. “Qëllimi i ngritjes së tij është i njohur, unë po shfrytëzoj rastin dhe po lexoj vendimin e Kuvendit të Shqipërisë: Ky komision hetimor ka për qëllim të hetojë njohjen dhe ushtrimin e kompetencave nga ana e presidentit të Republikës lidhur me organizimin e zgjedhjeve vendore dhe nxjerrjen e përgjegjësive konkrete. Ky komision ka për detyrë të verifikojë procedurat e ndjekura nga presidenti i Republikës, të verifikojë pasoja e këtyre akteve në raport me institucionet e tjera. Në optikën e kolegëve deputetë që kanë kërkuar shkarkimin e tij konstatohet se sjellja e tij në lidhje me procedurat e ndjekura, presidenti ka shkelur rëndë kushtetutën dhe kjo sipas tyre përbën shkak ligjor për pezullimin nga detyra. Ky komision referuar saktësisht vendimit 84, për një periudhë 3 mujore do bëjë një hetim të plotë për t'i paraqitur Kuvendit një raport përfundimtar”, u shpreh kryetari i komisionit hetimor Ulsi Manja.

Komisioni të jetë transparent

Nënkryetari i Komisionit hetimor Alban Zeneli deklaroi se ky komision duhet të jetë korrekt dhe transparent pasi në fund të tij merret vendimi nëse presidenti do vijojë apo jo të qëndrojë në detyrë. "Ajo që unë dua të them se në nder të këtij komisioni është se e di shumë mirë përvojën e komisioneve të tre viteve të fundit. Duhet të jemi korrekt dhe jo të bashkohemi me dështimet e 3 viteve të fundit. Në përfundim të këtij komisioni do ketë një raport dhe në përfundim të tij dhe do jetë përfundimi nëse do i ndërpritet mandati presidentit apo do të vazhdojë punën. Duhet të jemi të gjithë transparentë", u shpreh nën kryetari i komisionit hetimor Alban Zeneli. Kuvendi nisi procedurat e shkarkimit të presidentit Ilir Meta pas kërkesës së 55 deputetëve socialistë me pretendimin e se me anulimin e datës së zgjedhjeve presidenti privoi sovranin nga zgjedhja e kjo sipas tyre është shkelje e rëndë e Kushtetutës. Sipas ligjit, komisioni ka për detyrë ti dërgoj ftesë presidentit të paraqitet për të dhënë arsyetimet e tij dhe anëtarët janë të detyruar ta dëgjojnë. Pritet me interes për t’u parë nëse presidenti Ilir Meta do ta pranojë ftesën për t’u përballur me këtë komision duke dëshmuar, apo do ta injorojë atë. Po ashtu, ditën e djeshme me konsensus të plotë u përzgjodhët e relatorët që do të jenë Alket Hyseni nga mazhoranca dhe Halit Valteri nga opozita. Ndërsa deputetja Klotilda Bushka me propozim të Bashkim Finos u zgjodh sekretare./ Elisjeda Kiko

Më të lexuarat