Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nis seanca e Kuvendit, prezantohet programi qeverisës

Nis seanca e Kuvendit, prezantohet programi qeverisës

Postuar: 11/09/2013 - 18:20

Ka nisur punimet seanca parlamentare ku Kryeministri Edi Rama do të prezantojë programin qeverisës. Seanca ishte parashikuar paraditen e sotme por ajo është shtyrë për pasdite. Lajmi është publikuar në faqen online të Kuvendit.  “Në konsultim me kryetarët e Grupeve Parlamentare u konkludua që seanca plenare e caktuar për në orën 11:00, do të zhvillohet në orën 18:00, ku do të prezantohet programi i qeverisë për periudhën 2013-2017 nga Kryeministri i dekretuar, Edi Rama", thuhet në njoftim.

Mësohet se kryeparlamentari Ilir Meta pati paradite takim me kryetarët e tre grupeve parlamentare, atë të PS-së, Gramoz Ruçi, të PD-së, Edi Paloka dhe të LSI, Petrit Vasili. Sipas kreut të grupit të PS Gramoz Ruçi mbledhja e Kuvendit u shty për në orën 18:00 për t'i dhënë më shumë kohë opozitës që të njihet me programin.

Programi i qeverisë “Rama” i cili i është shpërndarë dje deputetëve ka në fokus të tij, integrimin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, punësimin, arsimin, shëndetësinë, ekonominë, financat publike etj. Programi i cili do të qeverisë vendin, i përbërë prej 80 faqesh është i bazuar në 3 shtylla: Liri, Përgjegjësi, Solidaritet.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:25

Presidenti, Ilir Meta pasi ç’dekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit, caktoi një tjetër datë që shqiptarët të vononin. Kjo datë sipas tij ishte pikërisht dita e sotme, 13 tetor 2019.

Postuar: 13/10/2019 - 22:59

Avokati Altin Goxhaj shprehet se ka ndodhur në Paris, marsin e kaluar një takim mes kryeministrit

Postuar: 13/10/2019 - 22:35

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e

Postuar: 13/10/2019 - 22:01

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili shprehet se mbështet deri në fund politikisht, si dhe nga pikëp

Postuar: 13/10/2019 - 21:31

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shoqërimit në polici të ish-deputetit Klevis Ba

Postuar: 13/10/2019 - 21:02

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon At

Postuar: 13/10/2019 - 20:44

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji shprehet se protesta ishte e ligjshme dhe se policia po vepr