BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Nis shqyrtimi i neneve për të hapur listat e hequr koalicionet, formula e ndarjes së mandateve “Asi” nën mëngë i PS, bie pragu 5 për qind

Nis shqyrtimi i neneve për të hapur listat e hequr koalicionet,

Kur do duhej të ishte një mbledhje e qetë, diskutimet e ndryshimeve kushtetuese kanë shkaktuar debate e pakënaqësi mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës parlamentare. Ditën e djeshme Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit janë mbledhur online për të diskutuar nen për nen ndryshimet në Kushtetutë që kërkuan 28 deputetët e opozitës parlamentare për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve. Mbledhja e djeshme nisi me një prapaktheu të grupit demokrat, teksa deputeti Korab Lita, kërkoi uljen e pragut nga 5% që e kërkuan në fillim në 2%, pra duke e ulur me 1% krahasuar me atë që është aktualisht 3%, duke favorizuar akoma më shumë futjen e partive të vogla në Kuvend. “Propozoj që në pikën 2 të nenit të parë, të bëhet jo më pak se 5% të votave të vlefshme, por 2% të votave të vlefshme. Pragu 5% dhe ndalimi i koalicioneve ngushtojnë hendekun. Pragu 2% e plotëson më së miri nevojën e shfaqur”, deklaroi ai. Ndërkohë kërkesa e Litës është mbështetur edhe nga kryetari i grupit demokrat, Myslim Murrizi. “E mbështes propozimin e relatorit në emër të opozitës që të ndryshojë pragu. Të merret parasysh që të ndryshohet nga 5% në 2%. Pragu 2% nuk është shumë i ulët, nuk sjell 100 parti në Kuvend”, deklaroi ai. Ndërsa edhe deputetja Rudina Hajdari ishte pro. “Propozimi i pragut zgjedhor 5% nuk ka ardhur nga grupi demokrat, ka ardhur nga deputetë të tjerë. Ulja e pragut do ishte më e drejtë dhe do të krijonte konkurrueshmëri”, deklaroi ajo.

Ndarja e mandateve “Asi” nën mëngë i mazhorancës

Por ky propozim ka hasur në kundërshtinë e socialistëve, të cilët kanë kërkuar shtyrjen e komisionit në orën 18:00 të ditës së djeshme. Relatorët e mazhorancës, Klotilda Bushka dhe Alket Hyseni kanë kërkuar më shumë kohë, ndërkohë që u shprehën kundër pragut 2% se dukej i ulët. “Duhet shqyrtim. Kërkohet analizë pse ky prag më duket i ulët. Pragu 5% është frenues. Të mblidhen relatorët dhe të bien dakord”, u shpreh Bushka. Ndërsa deputeti tjetër, Andi Përmeti kërkoi saktësimin e një prej pikave të draftit të propozuar nga opozita. Përmeti kërkoi saktësimin e ndarjes së mandateve, duke shtuar se pragu nuk ka rëndësi për sa kohë që relatorët nuk kanë sqaruar se si do të bëhet futja e të zgjedhurve të popullit në Kuvend. “Nëse nuk e saktësojmë ndarjen e mandateve, nuk ka rëndësi pragu. Është flluskë sapuni nëse nuk e lidh me shpërndarjen e mandateve. Duhen qartësuar shumë mirë relatorët që ta kuptojnë qytetarët. Duhet sqaruar ndarja e mandateve, ndryshe çfarë kuptimi ka”, deklaroi ai. Më pas u vendos që Komisioni të mblidhej në orën 18:00 për të vendosur. Por mbledhja u zhvillua, ndërkohë që burime i thanë gazetës se ka pasur debate për formulën e ndarjes së mandateve. Gazeta e ka deklaruar se formula e ndarjes së mandateve është “Asi” nën mëngë i mazhorancës dhe duket se kështu ka ndodhur, pasi mbledhja është shtyrë për sot, pasi deputetët e opozitës së re donin më shumë kohë të njiheshin me formulën e propozuar nga ekspertët. Megjithatë, gjasat janë që skema e ndarjeve të mandateve do të jetë edhe mburoja e Partisë Socialiste. Kjo pasi edhe pse u tha që hapja e listave i heq autoritetin kryetarit, kleçka është mënyra e shpërndarjes së mandateve që çon ujë sërish tek kryetari. Kështu që, të ndodhur përpara këtyre paqartësive, u vendos që Komisioni të mblidhet sot për të vendosur. Sidoqoftë mbetet të shihet sot se çfarë do të vendoset më konkretisht.

Më të lexuarat