BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës: Ka procese penale në SHBA, ja mesazhi i ambasadores Yuri Kim

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës:
x
BREAKING NEWS

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe plas paralajmërimin e fortë: Do të ketë pasoja për PS-në!

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe
x
BREAKING NEWS

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e rëndësishëm/ KPK merr vendimin e menjëhershëm dhe shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e
x
BREAKING NEWS

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për Shqipërinë

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për
x
BREAKING NEWS

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos autorin. Zbardhet shkaku (EMRI+FOTO)

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos
x
BREAKING NEWS

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të jashtëzakonshme, Harxhi bën denoncimet e forta: Vëzhguesit janë kërcënuar! Ja cila është shkelja më e rëndë!

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të
x
BREAKING NEWS

Pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës dhe urdhrit të Biden, Frrok Çupi paralajmëron zhvillime të BUJSHME në Shqipëri: Nesër do të çuditen kur të formulohen akuza për...

Pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës dhe urdhrit
x
BREAKING NEWS

Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra rrezikojnë largimin në shtator, vetëm 7 emra futen në Presidiumin e Kongresit, ja lista

Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra rrezikojnë
x

Politike

Nis sot punën Komisioni Hetimor për veprimtarinë e Presidentit. A do të shkarkohet Ilir Meta? Ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës

Nis sot punën Komisioni Hetimor për veprimtarinë e Presidentit. A

Në Tiranë, nisi sot punën një komision i posaçëm parlamentar për hetimin e veprimtarisë së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, para dhe gjatë procesit zgjedhor të muajit prill.

Parlamenti miratoi dje ngritjen e këtij komisioni, pasi një grup deputetësh kërkuan një javë më parë shkarkimin e Presidentit për shkelje të rënda të Kushtetutës.

Komisioni me 9 anëtarë njoftoi në mbledhjen e parë se do të hetojë mënyrën e ushtrimit të kompetencave kushtetuese dhe ligjore nga ana e Presidentit gjatë periudhës përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, si dhe në ditën e heshtjes zgjedhore 2021. Drejtuesi i tij, Alket Hyseni, tha se Presidenti ka të drejtën për t’u shprehur në këtë komision, por edhe vetë komisioni ka të drejtën të thërrasë Presidentin në një dëgjesë, e cila është e domosdoshme.

Dy ditë më parë nuk u bë e mundur që komisioni i ligjeve dhe presidenti Meta të binin dakord për kohën e një seance dëgjimore. Presidenti Meta u shpreh se ishte i gatshëm të paraqitej në komisionin e ligjeve ditën e hënë, por kjo ishte përtej afateve kur parlamenti ekzistues mund të ngrinte një komision hetimor.

Zoti Meta deklaroi një javë më parë se nisma për shkarkimin e tij ishte një shashkë për të tërhequr vëmendjen e publikut nga vjedhja dhe blerja e zgjedhjeve të 25 prillit. Ai u shpreh i sigurtë se do të ishte në zyrën e Presidentit të Republikës deri në korrikun e vitit të ardhshëm, ndërsa komisioni hetimor pritet të ketë gati raportin e punës së tij brenda tre javësh./voa

Më të lexuarat