BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Politike

Nishani del me paralajmërimin e fortë: Mbetem bashkëpunëtor i Berishës, për Bashën nuk shoh më mundësi, ja çfarë rrezikon PD

Nishani del me paralajmërimin e fortë: Mbetem bashkëpunëtor

Ish-Presidenti, Bujar Nishani ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Ai ka deklaruar se është ende bashkëpuntor i Berishës, por për Bashën nuk sheh më mundësi në PD.

Nishani thotë se PD rrezikon të mbetet një opozitë formale dhe ët zhbëhet si alternativë qeverisëse.

Ai thotë se Berisha dikur e ka dhënë shembullin e largimit pas humbjes, ndërkohë që thekson se PD duhet të ndryshojë kurs për të bindur jo 600 mijë shqiptarë si në zgjedhjet e 25 prillit, por 1 milion shqiptarë.

”Unë mendoj se në demokraci funksionale, duhet të ekzistojnë dy apo tre alternative, po marr minimumin, një që ka pushtetin, dhe tjetra që e konkurron, i bën oponencën, qofshin ideologjike dhe programore. Në ekzistencën e alternativave, PD le të themi është alternativa qeverisëse. Kur ka një rrezik të madh që kjo të zhbëhet si alternativë qeverisëse, të mbetet thjesht një opozitë formale, atëherë përgjegjësia është e gjithë atyre njerëzve që janë pjesë, kanë invetuar, kanë marrë privilegje dhe kanë disa parime. E di që politika është lojë, bëhet me kulisa. Unë vazhdoj të besoj që ka disa kode, ka një kornizë. Atë që përmenda, edhe karriera dhe suksesi ka qenë brenda kësaj kornize. Kështu që juve përmendët deklaratat e Berishës, mbetem bashkëpuntor i Berishës. E ka dhënë shembullin. Që ai që humb zgjedhjet largohet. Ka pasur edhe më parë, kur kryetarë të opozitës kanë humbur dhe nuk largohen. Por është hera e parë që humb dy herë zgjedhjet parlamentare dhe dy herë lokalet. Në analizën time ka përgjegjësi të madhe në artin e menaxhimit dhe lidershipit tek Basha. I mungon aftësia për ta çuar drejt fitores. Nuk shoh më mundësi për Bashën për ta çuar PD drejt fitores, që pëlqehet dhe besohet, jo nga 500 apo 600 mijë, por 1 milion shqiptar. Besoj se arrihet, por me artikulim tjetër, me gjeneratën e re, me lidership të ri, ku gjenerata e re të jetë rresht i parë", tha Nishani për News24.