BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Nishani garanti i Berishës për sabotimin e reformave të mazhorancës, tre variante për çminimin e Presidencës

Nishani garanti i Berishës për sabotimin e reformave të

Pas rrëzimit të Sali Berishës në zgjedhjet e 23 Qershorit, e majta shqiptare është përpara një tjetër sfide të vështirë; realizimit të reformave për shtetin ligjor dhe çlirimit të mbi 13 institucioneve të pavaruara të shtetit shqiptar, të kapura nga Sali Berisha, në harkun kohor prej një viti. Njeriu kyç për realizimin e reformave integruese si dhe për çmontimin e kamikazëve të PD në krye të institucioneve të pavarura është Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Ky i fundit është emëruar në krye të Presidencës për të qenë gardian i Sali Berishës, ku do të bllokojë dhe sabotojë çdo reformë të qeverisë së majtë në institucionet e shtetit shqiptar. Qeveria e re, menjëherë pas konstituimit, do të përballet me murin e fortë të Bujar Nishanit, i cili ruan rreth 40 % të pushtetit të Berishës, pra institucionet. Dhe kjo nuk ishte një e papritur. Brenda një viti Bujar Nishani përmbysi shtetin shqiptar. Bujar Nishani dorëzoi në duart e Berishës Shërbimin Informativ Shtetëror, Prokurorinë e Përgjithshme, Bankën e Shqipërisë, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, gjykatat e shkallëve të para, gjykatat e apelit, ILDKP, Forcat e Armatosura, Shkollën e Magjistraturës, shërbimin diplomatik etj. Në këto kushte, Nishani do të jetë barriera kryesore e qeverisë së majtë për reformën në drejtësi si dhe në institucionet e pavarura. Kreu i shtetit ka fuqi të madhe kushtetuese dhe është mburojë e të gjitha institucioneve të “pavarura”. Çdo ndryshim në kupolën drejtuese të institucioneve të lartëpërmenduara kalon nëpërmjet firmës së Nishanit, pra të Sali Berishës, pasi ky i fundit komandon Presidentin. Nuk mund të ketë reformë në drejtimin e SHISH, Prokuroi, KLD, KLSH etj., pa firmën e Bujar Nishanit. Në këtë kuadër, Sali Berisha është rrëzuar nga ekzekutivi, i është hequr nga duart buxheti, por Sali Berisha kontrollon shtetin shqiptar me anë të beniaminit të tij në Presidencë. Nga ana tjetër, populli shqiptar i dha të majtës një mandat absolut kushtetues, për të kryer reformat e domosdoshme, pavarësisht qëndrimeve të opozitës së re. Edhe Uashingtoni e inkurajoi qeverinë e re të ushtrojë mandatin e fuqishëm që i ka dhënë populli, për të luftuar korrupsionin dhe të “shkundë” institucionet. Çdo shmangie nga kjo rrugë do të ishte dështim për të majtën dhe shpërdorim i besimit të popullit. Por, paradokasalisht, pushtetin nuk e ka Parlamenti, por Presidenti. Pushtetin nuk e ka një mazhorancës absolute e dalë nga populli, por një President i zgjedhur me shumicë të thjeshtë dhe me vota të trafikuara.

Varianti i parë

Bujar Nishani është një bllokadë serioze për punën e qeverisë së re dhe misionin e saj për të ndërtuar një shtet ligjor. Juristët artikulojnë tre variante të mundshme të së majtës për të tejkaluar këtë barrikadë. Varjanti i parë është ndryshimi i ligjeve organike për disa institucione, ligje që kërkojnë një shumicë prej 84 votash. Mazhoranca e re mund të ndryshojë ligjin e disa institucioneve, të cilat mund të shkëputen nga ombrella e Presidentit.  

Varianti i dytë

Varianti i dytë lidhet me shkarkimin e Presidentit për shkak të shkeljes së Kushtetutës. Kreu i shtetit e ka shkelur disa herë Kushtetutën në mënyrë flagrante. Por mjafton vetëm një veprim i Nishanit për ta vënë në lëvizje Kuvendin e ri. Shkarkimi i tre gjeneralëve pa asnjë motivacion. Varianti i dytë artikulohet nga eksponentë brenda së majtës. Ky i fundit thekson se nëse kreu i shtetit del nga roli i tij kushtetues, atëherë ka shumë rrugë për ta shkarkuar. Sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.

Varianti i tretë

Varianti i tretë parashikon ndryshimin e Kushtetutës dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës me Referendum Popullor. Kjo mund të ishte mekanizimi më i gjetur i së majtës për të nxjerrë jashtë loje Presidentin e Berishës, Bujar Nishanin. Zgjedhja e Presidentit nga populli përkrahet nga shumë juristë dhe konstitucionalistë, ndër to edhe Luan Omari. Çështë e vërteta, Presidenti aktual nuk përfaqëson unitetin e popullit shqiptar, por interesat e ngushta të një partie, e cila u rrëzua nga shqiptarët në zgjedhjet e 23 Qershorit.

12 institucionet e kapura nga Nishani

1.    Shërbimi Informativ Shtetëror
2.    Prokuroria e Përgjithshme
3.    Banka e Shqipërisë
4.    Këshilli i Lartë i Drejtësisë
5.    Gjykata Kushtetuese
6.    Gjykata e Lartë
7.    Gjykatat e shkallëve të para
8.    Gjykatat e apelit
9.    ILDKP
10.    Forcat e Armatosura
11.    Shkollën e Magjistraturës
12.    Shërbimin diplomatik
13.    Kontrolli i Lartë i Shtetit

Veprimtaria anti-shtet e Bujar Nishanit

1.      Skandali me Shkollën e Magjistraturës

Kreu i shtetit Bujar Nishani, bashkë me ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi dhe nënkryetarin e Drejtësisë Elvis Çefa, i kanë hapur rrugën PD për të kontrolluar Shkollën e Magjistraturës. Neshat Fana, avokat i kryeministrit në detyrë, Sali Berisha, është zgjedhur drejtor i kësaj shkolle të rëndësishme në përgatitjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve. KLD ka shkarkuar në mënyrë arbitrare Sokol Binaj, me qëllim që të ketë shumicën në bordin e Shkollës së Magjistraturës.
 
2.      Punësimi i spiunëve të sigurimit

Kreu i shtetit rezulton se ka punësuar si këshilltarë të tij edhe disa spiunë të sigurimit të shtetit. Disa këshilltarë të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, rezultojnë spiunë të Sigurimit të Shtetit, ku me raportimet e tyre kanë fikur disa jetë njerëzisht.

3.      Emërimet nepotike në Ushtri

Kreu i shtetit ka emëruar dy gjeneralë në krye të Forcës Ajrore dhe Brigadës së Mbështetjes Rajonale, ndërsa ka emëruar edhe shefin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, me ceremoni të veçanta ka prezantoi paradite komandantët e rinj të Forcës Ajrore, të Brigadës së Mbështetjes Rajonale dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes.
 
4.      Shkarkimi i tre gjeneralëve

Shkarkoi tre gjeneralë të Ushtrisë në mënyrë arbitrare, të paprecedentë dhe pa asnjë referencë ligjore. Pas shkarkimit nga detyra, tre ish-gjeneralët i janë drejtuar Gjykatës duke paditur Presidentin Bujar Nishani. Nëpërmjet tre padive civile, ish-Zv.Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Sandër Lleshi, gjeneral- brigade Dhori Spirollari dhe ish-komandanti i Mbështetjes Rajonale, pretendojnë se shkarkimi ka qenë i paligjshëm, ndaj dekreti i Presidentit Nishani duhet shfuqizuar.

5.      Mosnjohja e dekretit të Topit

Kreu i shtetit Bujar Nishani nuk njohu dekretin e paraardhësit të Bamir Topi për emërimin e një kandidati si anëtar i Gjykatës së Lartë, duke propozuar një emër tjetër, me argumentin se Kryetarja e Kuvendit, me anë të një letre, e ka informuar se dekreti në fjalë ishte i ezauruar. Skandali ishte i paprecedentë, qesharak dhe i turpshëm.
 
6.      Kapja e Prokurorisë

Zgjodhi në mënyrë të njëanshme Prokurorin e Përgjithshëm. Zhvilloi disa negociata formale me përfaqësuesit e partive politike, kur në të vërtetë e kishte dekretuar emrin e ri.

7.      Kapja e gjykatave

Propozoi në mënyrë të njëanshme dhe sipas udhëzimeve të Berishës, kryetarin e Gjykatës së Lartë dhe të disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Tashmë gjykatat janë të gjitha në duart e partisë në pushtet.


8.      Shkarkimi i Ina Ramës

Sali Berisha detyroi Bujar Nishanin të largonte nga detyra kryeprokuroren Ina Rama gjashtë muaj para se t’i mbaronte mandati. Skandali bëri bujë ndërkombëtare. Zonja Rama u zëvendësua me një njeri të besuar. Nishani shkeli Kushtetutën pasi e shkarkoi kryeprokuroren para fatit.

 
9.      Shkarkimi i kreut të SHISH

Shkarkoi kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqirin, duke emëruar në vend të tij një kamikaz të Sali Berishës, Vishi Ajazi Lika, me të kaluar të dyshimtë në SHIK-un famëkeq të ’96, me të cilin Berisha shtypte opozitën.


10.  Emërimi i nënkryetarit të KLD

Propozoi për nënkryetar të KLD në një beniamin të Jozefina Topallit, duke minuar pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

11.  Kapja e shërbimit diplomatik

I hapi rrugë Sali Berishës për të kapur shërbimin diplomatik, nëpërmjet emërimeve nepotike. Shërbimi i jashtëm, ashtu si prokuroria dhe gjykatat, ka si mburojë Presidentin, i cili e mbron nga abuzimi i çdo mazhorance të radhës. Por, me largimin e Bamir Topit dhe katapultimin e Bujar Nishanit në krye të shtetit, edhe shërbimi diplomatik mori fund, siç morën fund të gjitha institucionet e pavaruara. Partia Demokratike, e rrëzuar tashmë nga pushteti, shtriu kontrollin e saj në ambasada, duke kapitulluar shërbimin e jashtëm.

 12.  Emërimi i Tom Ndrecës në Gjykatën e Lartë

Katapultoi në Gjykatën e Lartë delen e zezë të zgjedhjeve në Shqipëri, të famshmin Tom Ndreca, i cili legalizoi vjedhjen në tavolinë të zgjedhjeve lokale në Tiranë, duke shpallur humbësin fitues. Toma u bë i famshëm ndërkombëtarisht për vendimin e tij arbritrat dhe pa asnjë referencë ligjore, vendim i cili përmbysi zgjedhje për Bashkinë e Tiranës.

13.  Dekorimi i Liri Berishës

Presidenti Nishani ka luajtur lojën e pushtetit edhe sa i takon dekorimeve. Kështu, Presidenti ka dekoruar biznesin e bashkëshortet së Sali Berishës, Liri Berisha.

14.  Dekorimi i këshilltarit

Kreu i shtetit ka dekoruar edhe këshilltarin e tij për kulturën Amik Kasoruho. “Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i akordoi z. Amik Kasoruho Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Personalitetit të shquar të kulturës kombëtare, që si përkthyes i jashtëzakonshëm, si shkrimtar i rrallë, publicist, poet e artist”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

15.  Dekorimi i Zogut

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekoruar edhe Zogun I me Urdhrin e Flamurit Kombëtar. “Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i akordoi Naltmadhnisë së Tij Zogut I, Mbretit të Shqiptarëve (Pas vdekjes) “Urdhrin e Flamurit Kombëtar” me motivacionin: “Figurë madhore e qendrore e historisë së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Adriatik Doçi

Më të lexuarat