Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nishani komenton padinë e Panuçit dhe kërkesën për 100 mijë euro dëmshpërblim: Ja ç’po përgatis

Postuar: 12/09/2018 - 21:13

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, depozitoi pak ditë më parë në gjykatë një denoncim për ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili në një postim të bërë në “Facebook”, e quajti teknikun italian “sharlatan”. Në një prononcim për “Syri.net”, Nishani foli për rastin në fjalë duke treguar se avokatët po përgatitjen seriozisht për këtë çështje.

Çfarë iu shtyu të komentonit Kristian Panuçin?

Nuk kam bërë koment. Kam pasur një bashkëbisedim në Facebook-in tim privat, me miqtë e mi, aty kam shprehur një opinion për shkak të disa rrethanave. Besoj se është në të drejtën time të jap opinionet e mia me miqtë e mi në rrjete sociale.

Ajo që mund t’iu them ka të bëjë me faktin që grupi i avokatëve të mi po përgatitet seriozisht për këtë çështje. Është një çështje që ia vlen dhe do të jetë shumë interesante kur të zhvillohet në sallën e gjyqit.

A do e tërhiqnit atë koment?

Jo, absolutisht. Nuk shoh asnjë arsye për ta tërhequr atë opinion që kam shprehur në këtë bashkëbisedim. Ajo që më duhet të iu them, është që vërtet po përgatitem seriozisht sepse është një çështje që duhet trajtuar seriozisht.

A mendoni që Panuçi është shtyrë edhe nga faktorë të tjerë për të bërë këtë padi?

Nuk e di. Ndoshta proçesi do ta zbulojë edhe këtë.

Në rast se do të ishit Presidenti i Republikës dhe Kristian Panuçi do të vijë të kërkojë shtetësinë shqiptare si trajner i Shqipërisë. A do bënit të njëjtën gjë që keni bërë me De Biazin?

Patjetër. Shtetësinë patjetër. Ndërsa çështja e nderimit dhe e vlerësimit ka kritere të tjera

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 4. Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 11:16

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardem, ka tërhequr vëmendjen e opinionit, pasi në mbrëmjen solemne në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, u paraqit bashkë me foshnjën e saj tre muajshe Neve Te Aroha.

Postuar: 25/09/2018 - 11:03

Ligji për Teatrin me amendimet e bëra në seancën e 20 shtatorit mbërrin në Presidencë.

Postuar: 25/09/2018 - 10:58

Ish presidenti Bujar Nishani deklaron se Shqipëria  po shkon drejt një përplasjeje serioze c

Postuar: 25/09/2018 - 10:20

Partia Socialiste ka hapur letrat për skandalet e LSI gjatë kohës që ishte në pushtet.

Postuar: 25/09/2018 - 10:17

Kryeministri i vendit Edi Rama ka paralajmëruar një video live në rrjetet e tij sociale.

Postuar: 25/09/2018 - 08:19

Lëvizja Socialiste për Integrim është përfshirë nga pakënaqësitë, duke e çuar këtë parti drejt sh

Postuar: 25/09/2018 - 10:00

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duket se nuk do t&rsq