Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nishani: Reforma në drejtësi sipas udhëzimeve të Venecias

Nishani: Reforma në drejtësi sipas udhëzimeve të Venecias

Postuar: 14/01/2016 - 21:27

Presidenti i Republikës Bujar Nishani i ka bërë thirrje partive politike që të ndjekin frymën konsensuale, të gjejnë urat e bashkëpunimit dhe të arrijnë një draft të përbashkët për reformën në drejtësi.
 
Kreu i shtetit, nuk shmangu kritikat për defiçitet, siç i cilësoi ai që kanë shoqëruar reformën, por i qëndroi besnik idesë për të garantuar një proces gjithëpërfshirës, duke lënë të nënkuptohet mbajtja e një tryeze me të gjithë aktorët politikë
 
" Plotësimi i 5 prioriteteve bazë, ku spikat e shumëkërkuara nga shqiptarët, reforma në sistemin e drejtësisë. Falë edhe angazhimit së partnerëve tanë, ky proces ka hyrë në një fazë kyçe, ku me gjithë defiçitet e panevojshme, procesi mund të rigjallërohet përmes bashkëpunimit të hapur e vullnetmirë në kornizën kuadër që ka ofruar Komisioni i Venecias.
 
Përfitoj nga rasti, t’u bëj edhe një herë thirrje të gjitha palëve, politike dhe të shoqërisë civile, që me transparencën e nevojshme dhe duke i qëndruar besnikë angazhimit të parë për të përqafuar frymën dhe orientimet tashmë eksplicite të Komisionit të Venecias, të dakordësojnë sa më parë paketën ligjore. Në këtë frymë konstruktive do të vazhdoj të mbështes plotësisht dhe të lehtësoj, nëse nevojitet, çdo përpjekje e angazhim", tha Nishani. 
 
Presidenti i Republikës artikuloi këtë apel në pritjen e organizuar për trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, ku veçoi se për këtë vit, për shqiptarët  pritshmëria kryesore është pikërisht  e lidhur me reformën në drejtësi dhe hapjen e negociatave të aderimit në Bashkimin Evropian.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:55

Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela.

Postuar: 19/07/2019 - 23:54

Avokati Spartak Ngjela, duke komentuar zhvillimet e reformës në drejtësi dhe ngritjen e instituci

Postuar: 19/07/2019 - 23:26

Kreu LZHK, Dashamir Shehi e ka konsideruar gjest shtetari vendimin e kryeministrit kosovar Ramush

Postuar: 19/07/2019 - 22:58

Avokati Spartak Ngjela tha se Sali Berisha duhet të ndërrojë lidershipin e Partisë Demokratike pa

Postuar: 19/07/2019 - 22:51

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka reaguar për miratimet e dy ligjeve në kuvend për Reformën në

Postuar: 19/07/2019 - 22:00

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në sheshin e qytetit

Postuar: 19/07/2019 - 21:50

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës Voltana Ademi thotë se padia e bërë nga Shoqata e Bashkive në G