Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nishani shpërthen kundër Tahirit: Më përgjonin mua dhe familjen time

Postuar: 20/03/2017 - 21:26

Nga studio e emisionit “5 pyetje nga Babaramo”, Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka shpërthyer kundër ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri duke e akuzuar për politizim të Policisë së Shtetit dhe duke sjellë si provë ketë edhe konstatimin siç tha ai qe ka bere Prokuroria për pajisjen e paligjshme të përgjimit pranë banesës se Presidentit.

“Ka pasur tentativa për të përgjuar jetën private të Presidentit dhe familjarëve të mi”, tha Nishani.

Babaramo: Keni thënë se jeni i gatshëm të jepni prova që Policia e Shtetit është e politizuar. Kush janë këto prova?

Nishani: Akuza të forta politike kundër opozitës. A mundet, s’ka ndodhur kurrë më parë pas vitit 90, a mundet që një ministër i Brendshëm në krahë të drejtuesve të policisë të akuzojë, kërcënojnë, shantazojë politikisht opozitën politike të vendit? Kjo s’ka ndodhur një herë, ka pasur disa raste.

Janë denoncuar tentativa për të përgjuar jetën private të Presidentit të Republikës.

Koha tregoi që kisha të drejtë. Fakti që u zbulua nga prokuroria aparatura që bënte përgjime. U verifikua gjeografikisht pranë territorit ku banonte presidenti dhe u refuzua nga policia të dorëzohej në prokurori për t’u hetuar, janë të dhëna shqetësuese për politizimin e policisë, s’e kam fjalën për oficerin e policisë kriminale..atje ku banon presidenti është konstatuar nga ana e prokurorisë…distancat s’mund t’i them.
Nuk e di kush ka qenë objekt përgjimi përveç banesës sime por aparatura e paligjshme e përgjimit u identifikua, u kërkua të hetohej por jo vetëm që u refuzua por ministri i Brendshëm dhe punonjësit e policisë qe e kishin përdorur por bënin demonstrime publike përballë institucionit të Presidentit.

Patjetër që do jenë pjesë e proceseve hetimore dhe verifikuese por tregojnë atë që kam deklaruar për politizimin e skajshëm të policisë së shtetit”, tha Nishani.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/11/2017 - 22:45

Kryeministri Edi Rama tha në studion e “360 gradë” me Artur Zhejin se përgjimet që janë bërë nga Prokuroria e Katanias janë publikuar nga mediat shqiptare.

Rama tha se ato përgjime janë në dosjen e mbyllur hetimore dhe prokuroria ia çoi gjykatës

Postuar: 23/11/2017 - 21:56

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “360 Gradë” në Ora News tha se nuk ka hetim ndërkombëtar për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, por vetëm një hetim

Postuar: 23/11/2017 - 21:40

Ministri Blendi Klosi prezantoi sot programin e hartuar në kuadër të operacionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, që do të zhvillohet në periudhën 24 nëntor2017-24 ma

Postuar: 23/11/2017 - 21:32

I ftuar në studion e emisionit “360 gradë” të Artur Zhejit, kryeministri Edi Rama, teksa komentoi aktualitetin politik, sulmoi opozitën e vendit, për të cilën tha se

Postuar: 23/11/2017 - 21:17

Kryeministri Edi Rama është i ftuar sonte në emisionin “360 gardë” me Artur Zhejin në Ora News.

Postuar: 23/11/2017 - 20:46

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkarkuar nga detyra Administratorët e katër Njësive të Bashkisë së Tiranës, të cilët ishin përfaqësues të LSI-së.

Postuar: 23/11/2017 - 20:39

Ditën e sotme anëtarët e vetingut kanë përfunduar hedhjen e shortit elektronik për dosjen e prokurorëve të Shkodrës që kanë hedhur kandidaturën për të qenë anëtarë të Këshillit