BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Politike

Nishani tregon se çfarë do të ndodhë nëse Basha jep dorëheqjen: Ky është shqetësimi im

Nishani tregon se çfarë do të ndodhë nëse Basha jep

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka rënditur arsyet se pse Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen dhe synimet e ‘’Grupit për PD’’.

Nishani e pranon se dorëheqja e Bashës nuk zgjidh gjithçka, por sipas tij në PD duhet një ndryshim total përmbajtësit dhe formal nisur nga disa hapat politikë.

Ai thekson se dhe ai vetë ishte i etur për ndryshim, dhe besonte se do të vinte në zgjedhjet e 25 prillit, por Nishani deklaron se ajo ditë ishte një dështim elektoral për PD.

Më tej ai kërkon që zgjidhja për humbjet rresht të PD të kërkohet tashmë brenda partisë dhe jo jashtë saj.

‘’S’kam debat me askënd brenda PD  apo jashtë sa i përket raporteve personale. Nuk është dhe ajo që e parashtruar më parë, nuk është kryqëzatë kundër kryetarit të PD. S’po e them ndoshta, është çështje parimore, shqetësimi im është PD. PD përbëhet nga institucione dhe njerëz. Ata e  vendosin në lëvizje PD, marrin përsipër mandatet, gëzojnë të drejtat dhe duhet të marrin përgjegjësit.

Nuk kam asnjë shqetësim. Problemi sot për PD nuk është se kam qenë në 91 nëntoger apo toger. 23 vjeç kam qenë në atë kohë, sapo dola nga bankat e shkollës. Problemi është se në 2021 PD s’mund të ketë fytyrën e Jemin Gjanës. Ne a do të shkojmë në 2025 me imazhin e Jeminit, unë mendoj që jo. Shqetësimi im është që pas 25 prillit kishte krijuar një pritshmëri të madhe, dhe brenda votuesit e PD për një ndryshim që edhe unë i etur që do të kishte ndryshim. Rezultoi dështim politik dhe elektoral. Ka nevojë për reflektim, për të mos mbetur peng. Ajo që unë në gjykimin tim besimin tim, në po e quaj vizionin tim si qytetar, por dhe pjesë e PD është që zgjidhja mbetet tek PD. S’mund ta kërkojmë jashtë saj.

PD s’mund të shkojë në zgjedhjet e 2025 me performancën, organizimin, vizionin, me strukturën, me lidershipin, me raportin që ka sot me qytetarin shqiptar. I duhet si mekanizmi i vetëm për ta rrëzuar qeverisjen e Ramës, i duhet ndryshim total, përmbajtësor dhe formal. Dhe fillohet me disa hapa politikë.

Dhe hapi i parë, si kulturë europiane është marrje përgjegjësie nga lideri. Nuk zgjidh gjithçka, por ka brenda simbolikën, por hap rrugë që PD të ringrihet në shumë dimensione. Këtë përfytyroj dhe ndjej.
E kam thënë gjithmonë, kur futet njeriu në politikë futet dhe me objektiva në karrierë. Karriera në politikë ëshët si në çdo profesion. Politikën e konceptoj si profesion. Në politikë karriera e shoqëron njeriun. Në rrugëtimin e karrierës politike kam arritur majën e karrierës, kur arrin Presidentin. S’kam pasur asnjëherë, dhe s’kam ambicie për karrige. E kam pasur shumë më të madhe se ajo që ka deputeti dhe Basha. Kur ka ardhur momenti, jam larguar me dinjitet. Çështja është parimore.’’- tha Nishani.