Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nishani u jep leksione mediave: Mos bini pre e joshjes së pushtetit

Nishani u jep leksione mediave: Mos bini pre e joshjes së pushtetit

Postuar: 09/01/2015 - 07:34

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në pritjen e Vitit të Ri me gazetarët, ka shfrytëzuar rastin t’u japë leksione mediave, që të mos bien pre e joshjes së pushtetit. Ai organizoi pritjen vetëm një ditë pas sulmit ne revistën franceze “Charlie Hedbo” që la pas 10 gazetarë të vdekur. Dhe ceremoninë, Kreu i Shtetit e nisi me një homazh ndaj tyre. Duke vlerësuar punëtorët e medias, siç i cilësoi Presidenti për punën në vitin 2014, një vit i vështirë, kreu i shtetit iu drejtua medias me apelin, për të mos rënë pre e joshjes së pushtetit.
 
 
“Është detyrë e juaja të informoni krahas të tjerave sa më shumë mbi politiken, Parlamentin, Presidentin, Qeverinë, mazhorancën dhe opozitën sepse transparenca e aktivitetit të tyre e bën më të shëndetshme jetën demokratike të vendit”, apeloi Nishani. Gjatë fjalës së tij, ai përmendi ngjarjen tragjike në redaksinë e revistës satirike franceze “Charlie Hebdo”. “Ky takimi vjetor përkoi me ngjarjen e djeshme shokuese për mbarë opinionin botëror, por veçanërisht për botën e medias dhe gazetarët: aktin barbar të djeshëm në Paris në redaksinë e revistës “Charlie Hebdo” ku humbën jetën gazetarë të njohur e të shquar”, u shpreh Nishani. Presidenti i Republikës i ftoi të pranishmit të mbanin një minutë heshtje në shenjë nderimi. “Bëjeni këtë pa rënë në varësinë dhe pa pranuar joshjen e tyre kështu u shërbeni më mirë standardeve demokratike e evropiane të vendit tuaj”, u shpreh Nishani.
 
Kreu i shtetit kërkoi edhe respektimin e privatësisë. “Në fjalët dhe kamerat tuaja, ju posedoni një pushtet dhe përgjegjësi të madhe ndaj sa më shumë t’i shmangeni tundimit për sensacion duke mbajtur referencë vetëm të vërtetën, atëherë pushteti që konsiderohet i katërti, etikisht mbetet i pari. Unë mendoj se në qoftë se respektoni të drejtën e individit për privatësi, pa ngatërruar sferën private me atë publike, kur objektit të kritikës publike i jepni të drejtën e mbrojtjes publike ju shndërroheni në partner të besueshëm të shoqërisë shqiptarë, në avokatë publikë të interesave të saj”, theksoi Nishani.
 
Në pritjen me median, Presidenti i Republikës dekoroi për merita të veçanta civile, pas vdekjes, gazetaren e “News 24″, Enkelejda Skënderasin, e cila humbi jetën vitin e shkuar në krye të detyrës.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:37

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Grupit Ndërinstitucional të Punës ka njoftuar se qeveria po bën përgatitjet për hapjen e Kapitullit 24, nëse hapen negociatat me BE-në.

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sa i takon dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pos

Postuar: 20/07/2019 - 15:35

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë krimin elektoral të 30 qershorit.Opozita ka kal

Postuar: 20/07/2019 - 14:55

Kreu i LDE-së Arian Galdini ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryem

Postuar: 20/07/2019 - 14:51

Pas aktit të dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës, ka ardhur

Postuar: 20/07/2019 - 14:50

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta duket se nuk do të jetë një proces aspak i lehtë për mazhorancë