
Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

“Nisi në mënyrë antikushtetuese”, Vokshi zbardh prapaskenat e forta në seancën sotme Parlamentare

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Nëntor 2023

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet dhe se nuk do të ketë seancë normale në Kuvend, deri sa sipas saj, të respektohet të drejtat e tyre kushtetuese.
Gjatë një interviste televizive ajo deklaroi se sot deputetët e opozitës janë kontrolluar përveçse me skaner, edhe fizikisht, një akt i paprecedentë sipas saj.
Po ashtu deklaroi se sot në sallë ishin 2 gardistë për një deputet, dhe sipas Vokshit, ndodhi ajo që Gazment Bardhi paralajmëroi të shtunën.
“Ashtu si nisi në mënyrë antikushtetuese, ashtu edhe përfundoi. Askush nuk e di se çfarë ka miratuar Edi Rama nën tymin e flakadanëve. Ne nuk do të lemë të ketë seancë normale nëse nuk do respektohen të drejtat e opozitës. Ishte ajo që Bardhi e paralajmëroi që ditën e shtunë. Nxori një foto sesi do ishte vendosja e gjithë gardistëve.
Dhe ishte e njëjta me atë që ishte sot. Kishin hyrë qindra gardistë brenda dhe të tjerë jashtë. Po pse kjo? Sepse sot vinte Edi Rama. Në asnjë rast nuk lejohet që garda të futet në mes të deputetëve. E dini se sot ka pasur dy gardistë për çdo deputet? Në pjesën e brendshme, të hollit dhe në pjesën e jashtme. A është parlament i lirë ky?
I kam kërkuar drejtuesit të gardës që të më tregojë urdhrin. Kushdo që ka fut gardën brenda, ka shkelur kushtetutën. SPAK duhet të hetojë.
U bënë kontrolle fizike deputetëve, e paprecedentë! Jo vetëm kontrolle me skaner, por edhe fizike. Nuk e ndal gjë protestën. Rama i ka bërë llogaritë keq me ne. Nuk na cakton dot, nuk na kontrollon dot.
Rama sot kishte ardhur për të folur, por ai është frikacak dhe iku pa folur dhe e mbylli me 4 minuta. Mos i besoni ato që shkruan nga zyra, por shikoni si e ka të nxirë fytyrën në seancë plenar”, tha ajo.
Më të lexuarat


“Ndizet drita jeshile”, 27 vendet e BE-së bëjnë lëvizjen e rëndësishme për Shqipërinë

Zëdhënësja e PD zbulon skenarin e Berishës: Kuvendi i 2 Dhjetorit bëhet për të kundërshtuar drejtësinë, nuk është në interes të...

“Nuk mund të shpëtojë qeveria pa u hetuar për aferat”, propozimet e PS për hetimin parlamentar, reagon opozita: Janë antikushtetuese

“Qesharake dhe paradoksale”, gazetari i njohur thumbon kërkesën e Greqisë për Belerin: Nuk është çështje e minoritetit grek por…

“S’mund të vazhdohet me metoda të ’45-ës”/ Tensionet mes dy vendeve, ish-presidenti Moisiu mesazh Greqisë

Komisionet hetimore, Tabaku e Kthupi bëhen bashkë kundër draftit ‘Felaj’: Kërkohet kufizimi i të drejtave të opozitës

“Mbahem akoma”, feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush ish-presidenti Alfred Moisiu

“Ligji për Komisionet të rishikohet”, Felaj: Parimet që ka Gjykata Kushtetuese duhet të respektohen

Pr.ligji i mazhorancës për ngritjen e komisioneve hetimore, 'shpërthen' deputeti Sula: Meqë ne injorantët e opozitës nuk dimë të formulojnë një propozim, le të…

Veto ndaj Shqipërisë kundrejt lirimit të Belerit, Kreshnik Spahiu "shpërthen" ndaj Greqisë: Nuk ka fuqinë e ’97-ës ku loboi te ndërkombëtarët për mos njohjen e presidentit…
