BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Nisin hetimet për të shkarkuarit nga vetingu, merret në pyetje Admir Thanza, 22 gjyqtarë e prokurorë rrezikojnë burgun dhe sekuestrimin e pasurisë

Nisin hetimet për të shkarkuarit nga vetingu, merret në pyetje

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duket se nuk do t’ia hedhin paq sepse në lëvizje është vënë edhe prokuroria. Deri më tani, kanë ngecur në “rrjetën” e vetingut plot 22 emra e të gjithë këta rrezikojnë që të vihen nën hetim për shkeljet e zbuluara gjatë hetimeve dhe verifikimeve të KPK. Ditën e djeshme u hodh hapi i parë në këtë drejtim, ku “kurbani” i parë nga të shkarkuarit e vetingut që u paraqit tek ambientet e Prokurorisë së Tiranës ishte ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza. Ai u mor në pyetje për më shumë se dy orë sepse akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Ky fakt u zbulua gjatë procesit të vetingut, ku u tha se Thanza nuk kishte deklaruar një dënim penal të marrë në Itali në vitin 1999 për vjedhje. Menjëherë më pas, Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal dhe paraditen e së hënës Thanza u thirr si i akuzuar për të dhënë versionin e tij. Sipas informacioneve, gjatë marrjes në pyetje Admir Thanza, ashtu si gjatë seancës dëgjimore të vetingut, ka deklaruar edhe një herë se veprën e vjedhjes nuk e ka kryer ai, por ka qenë i detyruar të marrë përsipër fajin e kunatës që të mos rrezikohej kujdestaria e nipit të sëmurë që asokohe kurohej në Itali. Sa i takon akuzës për falsifikim të formularit të dekriminalizmit, ish-gjyqtari i Lartë mësohet të jetë justifikuar se kështu ishte këshilluar nga avokati i tij. Sipas parashikimeve në Kodin Penal, falsifikimi i formularit dënohet deri në 4 vite burg, ç’ka do të thotë se Thanza për veprën e kryer rrezikon edhe të burgoset. Megjithatë pritet të shihet se çfarë do të prodhojnë dhe si do të ecin hetimet e prokurorisë. Duhet theksuar fakti se ky është rasti i parë që prokuroria vë nën hetim një të shkarkuar nga vetingu, ndërsa pritet që fatin e Admir Thanzës ta kenë edhe 21 emrat e tjerë të shkarkuar. Mediat i kanë pasqyruar aferat dhe kjo mjafton për të nisur hetime kryesisht nga ana e prokurorisë. Po ashtu, ligji detyron të gjitha institucionet që të denoncojnë çdo aferë që kanë dijeni.

Dënimet për të shkarkuarit

Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e “ndëshkuar” nga vetingu kanë patur një sërë problemesh që e kanë çuar KPK në marrjen e atij vendimi. Problemet e konstatuara nga komisionerët e vetingut përbëjnë vepra penale dhe dënohen me burg. Nga një verifikim i bërë nga gazeta tek të gjitha vendimet e shkarkimit të dhëna nga KPK, rezulton se pjesa më e madhe e emrave janë shkarkuar për shkak të problemeve me pasuritë. Ata kanë kryer deklarim të rremë, fshehje pasurie, falsifikim të formularit, falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim me kreditë. KPK ka zbuluar se shumë emra kanë dorëzuar dokumente false në banka për të përfituar kredi, ndërkohë që po ashtu ka pasur në disa raste dhe dokumente false që janë paraqitur pranë komisionit. Mes emrave ka dhe të tjerë që kanë kryer evazion fiskal. Sipas parashikimeve në Kodin Penal, mosdeklarimi i pasurisë apo deklarimi i rremë dënohet deri në 3 vite burg. Falsifikimi i formularit dënohet deri në 4 vite burg, ndërsa falsifikimi i dokumentit dënohet deri në 3 vite burg. Edhe mashtrimi me kredi është vepër penale, e cila dënohet deri në 7 vite burg. Të gjithë gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar që i kanë kryer të gjitha këto vepra penale rrezikojnë deri në 17 vite burgim sapo të nisin hetimet nga prokuroria. Por përveç dënimit me burg, ata rrezikojnë po ashtu që t’iu sekuestrohen pasuritë, duke hyrë në lojë këtu ligji antimafia. Nga 22 emrat që ngelën në veting, vetëm një iku për shkak të lidhjeve me botën e krimit, ndërsa pjesa tjetër u shkarkua për shkak të problemeve me pasurinë dhe falsifikimit të formularit të dekriminalizimit.

Mimoza Ibra