BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Politike

Nisin konfliktet për komisionet hetimore, mazhoranca bojkoton mbledhjen për 25 prillin, valë kritikash dhe akuzash mes palëve

Nisin konfliktet për komisionet hetimore, mazhoranca bojkoton mbledhjen

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë përplasur dje me njëra-tjetrën. Shkak është bërë bojkoti që mazhoranca socialiste i bëri dje mbledhjes së radhës e komisionit hetimor të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, pasi nuk u plotësua kuorumi i nevojshëm për ta zhvilluar atë. Për këtë debat, palët kanë pretendime të ndryshme. Fillimisht ka qenë kryetari i komisionit hetimor, Enkelejd Alibeaj, i cili gjatë një prononcimi për mediat akuzoi socialistët se kanë bojkotuar mbledhjen, pasi sipas tij, nuk duan të dalë e vërteta për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit. “Ne jemi këtu si detyrim i vendimit të Kuvendit për tu mbledhur në një afat maksimal që është 3 mujori. Sot është dita e 6 dhe duket fare qartë që mungesa e arsyeve, justifikimeve është një strategji e qatë për të penguar veprimtarinë e masakrës zgjedhore të 25 prillit. Mazhoranca është e dokumentuar si vjedhës, hajdute shkatërruese e procesit zgjedhor të 25 prillit dhe është afër mendësh që ata do të bëjnë gjithçka për të penguar hetimet e komisionit për masakrën e 25 prillit. Nuk më çudit kjo sjellje, por nuk e prisja që në mbledhjen e parë, duke parë dhe shtrirjen e dorës për bashkëpunim. Çudia e madhe ndodh, bojkot nga mazhoranca. Kjo tregon qartë se cila është qasja e Edi Ramës që ka vjedhur zgjedhjet”, deklaroi ai. Më tej Alibeaj bëri me dije se mbledhja e radhës do të zhvillohet ditën e premte në orën 10:00, ndërsa paralajmëroi socialistët, se nëse do mungojnë tre herë në mbledhje, do të ndjekin të gjitha hapat ligjorë dhe se do të kërkojnë zëvendësimin e përfaqësuesve të PS në Komision. “Unë me kolegët kemi vendosur të ndjekim të gjithë hapat. Do të njoftojmë fillimisht kryetaren e Kuvendit, konferencën e kryetarëve dhe jam i vendosur deri në fund që mungesat pa arsye 3 herë janë një shkak ligjor për të kërkuar zëvendësimin e tyre”, nënvizoi Alibeaj.

PS hedh poshtë pretendimet e PD

Por përmes një reagimi në rrjetet sociale, Partia Socialiste ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës, duke thënë se nuk u paraqitën në mbledhje pasi nuk ishin njoftuar 24 orë përpara nga kryetari. Sipas nënkryetarit të Komisionit, Toni Gogu, në mbledhjen e kaluar që u zhvillua tre ditë më parë nuk u votua që Komisioni të mblidhej ditën e djeshme, por PS kishte propozuar për mbledhje ditën e enjte, pra sot. “Me keqardhje vura re sot sesi zoti Alibeaj ka vazhduar shkeljen e rregullores së Kuvendit dhe mirëbesimit mes palëve. Përcaktimi i mbledhjes së ardhshme të Komisionit ishte pika e fundit në rendin e ditës dhe nevojitej të votohej nga Komisioni. Në kushtet e pamundësisë së votimit nga Komisioni të kësaj pike të rendit të ditës dhe njoftimit nga sekretaria në kohë të papërshtatshme dhe të padakortësuar, ndërkohë që kemi planifikuar aktivitete në zonat elektorale, u kemi propozuar kolegëve të opozitës ta vazhdojmë mbledhjen ditën e enjte. Në frymën e bashkërendimit të punëve dhe shërbimit në mënyrën me dinjitoze interesit qytetar, lipset që të komunikojmë, të debatojmë, e të vendosim së bashku ne frymën dhe germën e ligjit dhe jo të krijojmë furtuna në gota foltoresh”, deklaroi deputeti Gogu.