Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nisin përçarjet në PD, dhjetra anëtarë të Këshillit dalin kundër Bashës për bojkotin e zgjedhjeve, Berisha rrit presionet

Postuar: 20/04/2019 - 08:36

Dështimi i aksionit opozitar dhe venitja e protestave kanë sjellë përçarjet e para brenda Partisë Demokratike. Dy ditë më parë kreu i PD, Lulzim Basha thirri në një takim Këshillin Kombëtar, mbledhje e cila, duket se i ka dalë jashtë kontrollit kryedemokratit. Burime të gazetës pranë selisë blu, theksuan se disa anëtarë të Këshillit i kanë dalë kundër Bashës, sa i takon bojkotit të zgjedhjeve vendore. Mësohet se anëtarët kanë kërkuar nga kreu i partisë që të mos përsërisë të njëjtin gabim që bëri duke dalë nga Parlamenti, duke i kërkuar që të futen në zgjedhjet e 30 qershorit. Madje, burimet saktësuan se anëtarët e Këshillit, i kanë argumentuar dhe arsyetuar faktin se përse Partia Demokratike nuk ka luksin që të refuzojë zgjedhjet. Arsyeja e parë, e cila është artikuluar nga zërat kundër ka qenë humbja e elektoratit, pasi në rast se PD nuk hyn në zgjedhje, rrezikon të humbë bastionet e saj dhe bashkitë, të cilat i administron deri më tani. Ndërsa arsyeja tjetër, që anëtarët e Këshillit ia kanë servirur Bashës, duke i kërkuar që të mos bojkotojë zgjedhjet vendore, është frika nga rrudhja e partisë. Në këtë kontekst, gazeta mësoi se ata ja kanë bërë të qartë kryedemokratit se në rast se nuk marrin pjesë në këto zgjedhje, shumë militantë të kësaj partie do të mbeten pa punë dhe me shumë gjasa do ta braktisin partinë. Thënë më troç, frika më e madhe, e cila ka detyruar disa nga anëtarë të Këshillit që t’i dalin kundër shefit të tyre është pikërisht humbja e anëtarëve dhe bastioneve të demokratëve, faktor këto që do ta çonin drejt greminës Partinë Demokratike.

Berisha rrit presionet

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka pasur presion vetëm nga disa prej anëtarët të këtij Këshilli, të cilët i kërkuan që të mos bojkotojë zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Gazeta mësoi se protagonist në atë takim është bëri edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili sipas informacioneve ka kritikuar Bashën, sa i takon aksionit opozitar, duke i dhënë edhe një sërë ultimatumesh. Sipas informacioneve, Berisha jovetëm që është shprehur kategorikisht kundër hyrjes së PD në zgjedhjet vendore, por ia ka bëri të qartë kryedemokratit se në zgjedhje nuk mund të futen, pa rrëzuar më parë kryeministrin Edi Rama. Në këtë kontekst, mësohet se ish-kryeministri përmes këtyre presioneve ndaj Bashës, e ka kushtëzuar këtë të fundit, duke i kujtuar se kryefjala për ta dhe Partinë Demokratike duhet të jetë vetëm përmbysja e qeverisë dhe të mos e çojë ndërmend hyrjen në zgjedhje me këtë qeveri. Madje, gazeta mësoi se dy nga arsyet që ka revoltuar ish-liderin demokrat, i cili ka “shpërthyer” në kritika ndaj pasardhësit të tij. E para, është mungesa e një strategji që duhet të ndjekë PD, në kushtet kur ende nuk ka asnjë njoftim se kur do të zhvillohet protestat e radhës. Ndërsa e dyta lidhet me vendim që morri Basha, duke bërë publike katër kushtet e tij për Ramën, në mënyrë që të hyjë në zgjedhje. Ç’ka e kanë revoltuar tej mase Berishën, duke nisur sulmet dhe presionet ndaj kryedemokratit. Ndërkohë, sipas informacioneve, në krah të Berishës janë rreshtuar edhe disa nga anëtarët e Këshillit, të cilët ndan të njëjtin qëndrim me, duke qenë kështu kundër hyrjes së PD në zgjedhjet vendore.

Rigels Seliman

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 27/05/2019 - 08:20

 Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nëpërmjet një statusi në Facebook ka reaguar pas protestës të së shtunës përpara Kryeministrisë.

Postuar: 26/05/2019 - 23:30

Raportuesi për Shqipërinë në KE Knut Fleckenstein, nuk do të jetë më eurodeputet.

Postuar: 26/05/2019 - 22:59

Ish- ministri,Ylli Manjani nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook nuk i ka kursyer iron

Postuar: 26/05/2019 - 22:10

Mediat greke kanë komentuar publikimin e fotove të Ramës duke konsumuar drogë nga Sali Berishës n

Postuar: 26/05/2019 - 21:10

Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në Fax News ka komentuar protestën e opozitës ku sipas tij ishte ma

Postuar: 26/05/2019 - 20:10

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka refuzuar propozimin e Kosovës, që Arbër Abazi të emër

Postuar: 26/05/2019 - 19:35

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, reagoi sërish për protestën e ditës së shtunë.