BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Nisin presionet dhe kërcënimet ndaj njerëzve të drejtësisë, merren në mbrojtje fizike 12 prokurorë, në listë edhe anëtarë të Prokurorisë së Posaçme

Nisin presionet dhe kërcënimet ndaj njerëzve të

Rriten presionet dhe kërcënimet ndaj njerëzve të drejtësisë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka raportuar në Komisionin e Ligjeve për punën e vitit 2020, duke bërë të ditur se gjatë vitit 2020, dhjetëra prokurorë janë marrë në mbrojtje. Në raportin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, jepet informacion i detajuar mbi veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit 2020. Në raport bëhet me dije, se një nga detyrat e këtij institucioni është edhe mbrojtja e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrës, e cila bëhet nga Komisioni për Mbrojtjen e Prokurorëve. Nga ana e këtij Komisioni, janë marrë 21 vendime për mbrojtjen e prokurorëve në vend. Kërkesë, e cila është bërë nga ana e këtyre të fundit. Sa i përket veprimtarisë së këtij Komisioni për vitin 2020, ajo është zhvilluar kryesisht në platformën online, ndërsa nënshkrimi i vendimeve është kryer individualisht nga secili prej anëtarëve. “Në veprimtarinë e Komisionit për Mbrojtjen e Prokurorëve, rezulton se gjatë vitit 2020 janë realizuar 30 mbledhje përgatitore duke trajtuar çdo rast kërkese për dhënien e mbrojtjes së veçantë fizike, të paraqitur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga ana e prokurorëve apo drejtuesit të prokurorive të ndryshme dhe në përfundim të tyre. Janë marrë 21 vendime për mbrojtjen e prokurorëve të ndryshëm apo drejtuesit e prokurorive të cilët kanë kërkuar mbrojtje”, thuhet në raport. Po ashtu, në raportin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili u prezantua në Komisionin e Ligjeve, thuhet se Komisioni ka trajtuar edhe dhënien e mbrojtjes fizike për 12 prokurorë në vend, kërkesë e cila është bërë nga ana e prokurorëve. Ndër të tjera, në raport, theksohet po ashtu, se urdhër mbrojtje është dhënë edhe për ato raste, të cilat janë bërë publike nga mediat, nga ku më pas është marrë kontakt me prokurorët e prokurorive të vendit. Sa u përket vendimeve për dhënien e mbrojtjes së veçantë fizike të prokurorëve, në raport theksohet se ato kanë qenë me afat kohor 3 mujor, 6 mujor deri edhe 1-vjeçar. “Gjithashtu, janë trajtuar me dhënien e mbrojtjes së veçantë fizike 12 prokurorë. Komisioni është mbledhur dhe ka funksionuar në rastet kur ka pasur kërkesë nga prokurorë ose drejtues të prokurorive për dhënie mbrojtje të veçantë fizike. Gjithashtu, është vepruar me iniciativë në rastet e bëra publike në media, duke marrë kontakt me prokurorë të ndryshëm apo drejtues të prokurorive në të gjitha prokuroritë e vendit. Komisioni ka marrë vendime për dhënie mbrojtje të veçantë fizike si në rastet e prokurorëve në detyrë, ashtu sikurse për prokurorët pas largimit nga detyra, sikurse parashikohet në ligj”, thuhet në raport.

Vlerësimi i prokurorëve nga KLP

KLP është organi i ngarkuar për vlerësimin e punës së prokurorëve në vend. Në raportin për vitin 2020 bëhet me dije se KLP ka dorëzuar rreth 49 raporte vlerësimi për prokurorët. Ndër të tjera, theksohet se po ashtu KLP, në bashkëpunim edhe me institucione të tjera ka bërë përzgjedhjen e disa dosjeve hetimore për prokurorët. Për vitin 2020, KLP në bashkëpunim me KPK, ka marrë pjesë edhe në hedhjen e shortit për përzgjedhjen e pesë dosjeve hetimore dhe tërheqjen e akteve që lidhen me këto dosje, për 112 prokurorë. “KLP ka miratuar dhe dorëzuar pranë KPK për periudhën janar - dhjetor 2020, gjithsej 49 raporte për vlerësimin e aftësive profesionale të prokurorëve, së bashku me materialet që kanë shërbyer për përgatitjen e tyre”, bëhet me dije në raportin e KLP. Ndërkohë, KLP është angazhuar edhe në përmbushjen e rekomandimeve të Kuvendit dhe do të vijojë punën në përmirësimin e atyre rekomandimeve që ende nuk janë përmbushur plotësisht. Sa u përket kërkesave të Kuvendit, ky i fundit ka kërkuar që KLP të veprojë me ritme të shpejta për adresimin e zgjidhjeve të problematikave në sistemin e prokurorisë, si edhe t’i kushtojë rëndësi komunikimit me publikun për veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë si edhe të forcojë bashkëpunimin me organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

Më të lexuarat