Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nisja e punimeve për ambientet e reja të QSUT, shpërthen deputeti i PD: Rama të kërkojë ndjesë...

Postuar: 23/10/2018 - 13:06

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar pas inaugurimit të punimeve në ambientet e reja në QSUT nga Kryeministri Edi Rama.

Shehu në një postim në Facebook, shkruan se nisja e punimeve është shumë e vonuar dhe Rama duhet të kërkojë ndjesë.

“Ky projekt u zvarrit nga Rilindja për disa vite, ndryshe sot do te inaugurohej përfundimi i punimeve e jo fillimi i tyre, pra nuk do ta shikonim ate “spital” vetem ne 3D. I ndodhur ne QSUT Kryeministri duhej te thoshte dicka edhe per Qendren moderne te Sterilizimit te perfunduar me fazen e pare, e cila ju dha arbitrarisht privatit nepermjet nje PPP, e shoqeruar kjo me pagesa nga buxheti prej 11-13 M $ ne vit, kosto kjo abuzive, qe po e fut te gjithe ate projekt korruptiv ne kolaps”, shkruan më tej Shehu.

REAGIMI I PLOTË

Kryeministri sot ne QSUT ben nje inagurim te vonuar, pa kerkuar se paku ndjese!

Ai inaguroi vecse fillimin tejet me vonese te punimeve te fazes se dyte te nje projekti shume te rendesishem te asaj qendre, me zanafille ne vitet 2006-07, faza e pare e te cilit perfundoi ne fund te vitit 2011.

Ky projekt u zvarrit nga Rilindja per disa vite, ndryshe sot do te inagurohej perfundimi i punimeve e jo fillimi i tyre, pra nuk do ta shikonim ate “spital” vetem ne 3D.

I ndodhur ne QSUT Kryeministri duhej te thoshte dicka edhe per Qendren moderne te Sterilizimit te perfunduar me fazen e pare, e cila ju dha arbitrarisht privatit nepermjet nje PPP, e shoqeruar kjo me pagesa nga buxheti prej 11-13 M $ ne vit, kosto kjo abuzive, qe po e fut te gjithe ate projekt korruptiv ne kolaps.

Ndersa per politikat shendetesore, menyrat e financimit te ketij sistemi, qe eshte afer varferise Afrikano-Qendrore, per vendosjen e autonomise se QSUT nepermjet konceptit “spitali ndermarje”, per rolin e Sherbimeve Universitare dhe te shefave te tyre te futur tashme ne nje procedure diskriminuese perzgjedhje, etj, asgje premtuese.

Ne vend te ketyre kolonave zhvilluese, u fol per hapesiren e parkimit te automjeteve aty.

Ky eshte menaxhimi, qe Rilindja i ben sistemit tone shendetesor, duke krijuar vecse humbje kohe, deme financiare, menaxheriale, klinike e mungese te thelle perspektive, gje qe eshte nje nga shkaqet e kolapsit si edhe te “hemorragjise” se mjekeve e te personelit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2019 - 23:58

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla nga jashtë ambienteve të Kuvendit komentoi vendimin e opozitës për të braktisur sallën.

Postuar: 16/01/2019 - 23:56

Kandidati i propozuar për rolin e Ministrint të Jashtëm, Gent Cakaj ka qenë në qëndër të vëmend

Postuar: 16/01/2019 - 23:19

Gazetarja investigative Klodiana Lala është e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion, së b

Postuar: 16/01/2019 - 23:15

Disa deputetë kanë gjetur marifete të tjera për t’i shtuar vlerat CV-së së tyre në fushën

Postuar: 16/01/2019 - 23:08

Pas miratimit sot nga Kuvendi të dekretit të Presidentit Ilir Meta për shkarkimin nga detyra e

Postuar: 16/01/2019 - 22:51

Seanca plenare për shqyrtimin e dekreteve të Presidentit për shkarkimin dhe emërimin e ministrave

Postuar: 16/01/2019 - 21:46

Klement Balili foli gjatë intervistës së sotme edhe rreth një vendimi për burgim të përjetshëm