
Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Nisja e vitit të ri akademik, Meta: Studentët janë shpresa dhe vetë e ardhmja e transformimit social

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Tetor 2023

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar të gjithë studentët dhe stafet pedagogjike për nisjen e vitit të ri akademik.
“Jeta universitare është goditur vit pas viti, vendim pas vendimi, nga qeveria shqiptare”.
Ja postimi i plotë i Metës:
SUKSESE studentëve dhe stafeve pedagogjike në nisjen e këtij viti të ri akademik.
Urimet më të mira për arritje të reja e më të mëdha për të gjithë ju, teksa sytë tanë janë të drejtuar tek universitetet e Shqipërisë, të cilat duhet të jenë djepi i mendimit shkencor, i mendimit kritik profesional dhe i zhvillimit të gjithëanshëm.
Çdo qytetar i jep shoqërisë nga vetja duke e formësuar atë, por askush më tepër se studentët. Studentët janë shpresa dhe vetë e ardhmja e transformimit social, ekonomik e kulturor të Shqipërisë.
Jeta universitare është goditur vit pas viti, vendim pas vendimi, nga qeveria shqiptare. Në një kohë kur vendet Europiane e mbështesin arsimin universitar, kërkimin shkencor, inkurajimin e zgjerimit të profesoratit, qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa destruktivë për të tkurrur auditoret dhe kontrolluar profesorët.
Etja për dije e studentëve shqiptar dhe talenti i jashtëzakonshëm i tyre për të kaluar kufijtë na mbush me optimizëm për ndryshimin e Shqipërisë, që pasurohet nga gjenerata të reja të arsimuara, gati për të qenë brezi i ri i ekonomistëve, inxhinierëve, mjekëve dhe drejtuesve të shtetit tonë.
Të gjithë bashkë duhet të bëjmë gjithshka për lirinë akademike, për uljen e kostove të arsimit universitar dhe rritjen e fondeve, që shkojnë nga buxheti i shtetit për formimin profesional e shkencor të brezit të ri.
Të jemi një aleancë e fortë dhe pa kompromis përballë arrogancës së pushtetit, që i ka bërë të rinjtë dhe studentët të mendojnë më së shumti për emigrimin, e të ringjallim shpresë për një Shqipëri, që i përgjigjet ritmit të ambicieve legjitime të studentëve të saj.
Mbarësi në çdo hap drejt dijes!
Më të lexuarat


“Athina ka gati një minoritar nga SHBA”, politikani i njohur bën paralajmërimin e fortë, zbulon 4 kandidatët që mund të zëvendësojnë Belerin

Kërcënimet e Greqisë për Belerin, reagon ish-ministri i Jashtëm: Problemet duhet të zgjidhen në rrugë diplomatike, të dyja palët janë gabim

‘Çështja ‘Beleri’ ‘lojë forcash’’, analisti i njohur “shuplakë” Ramës: Nëse Greqia bëhet pengesë për negociatat e BE me Shqipërinë…

Pas deklaratës së Subashit për zjarrin e rënë në shtëpinë e të moshuarve, deputeti i njohur ngre akuza: Kush gënjen, policia apo kryetari i bashkisë

Pas kaosit në Kuvend, Berishës i 'mbyllen dyert' e bashkëpunimit, "non-grata" i shtrin dorën...

“Belerin s’mund ta shndërrojë në çështje evropiane”, shpërthen analisti i njohur: Qëndrimi i ndërkombëtarëve, i favorshëm për Shqipërinë

Shkodra “thyen tabunë” festoi për herë të parë 29 Nëntorin, reagon Spahia

"Dumani është bërë nervoz", gazetari i njohur plas "bombën": Ministri i Ramës i përfshirë në përgjimet e Sky Ecc, do i publikoj bisedat me grupet kriminale

Koncesioni i Butrintit, Zhupa denoncon qëndrimet e qeverisë Rama: Shqetësim për DASH dhe kompetencë hetimi për SPAK (Dokument)

“Nga Ndreko tek Beleri”, politikani i njohur shpërthen kundër kryeministrit si pengesë për procesin e antarësimit: Rama gangrena e integrimit në BE
