BREAKING NEWS

Gjakosja e Sali Berishës, “Shqiponjat” dhe ambulanca me urgjencë te selia e PD (FOTO)

Gjakosja e Sali Berishës, “Shqiponjat” dhe ambulanca me
x
BREAKING NEWS

FOTO/ I mbuluar me gjak, ky është personi që goditi me grusht në mes të turmës Sali Berishën (VIDEO)

FOTO/ I mbuluar me gjak, ky është personi që goditi me grusht
x
BREAKING NEWS

Incidenti i rëndë/ Pas sulmit dhe gjakosjes së Sali Berishës, ish kryeminsitri merr vendimin urgjent

Incidenti i rëndë/ Pas sulmit dhe gjakosjes së Sali
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha i gjakosur në protestë, truprojat e ish-kryeministrit dërrmojnë keq autorin (VIDEO)

Sali Berisha i gjakosur në protestë, truprojat e ish-kryeministrit
x
BREAKING NEWS

Plas keq në protestë/ Gjakoset ish kryeministri Sali Berisha, bie përtokë pasi qëllohet me... (VIDEO)

Plas keq në protestë/ Gjakoset ish kryeministri Sali Berisha, bie
x
BREAKING NEWS

Samiti i BE nën kërcënimin e protestuesve të Sali Berishës dhe Ilir Metës, thirrje për të dalë me dhunë në “Dëshmorët e Kombit”

Samiti i BE nën kërcënimin e protestuesve të Sali
x
BREAKING NEWS

Blindohet vendi/ Sa i sigurt është samiti? Ervin Karamuço zbardh prapaskenat: U pikas një makinë e dyshimtë, u zhduk shumë shpejt. Ka pasur sinjale...

Blindohet vendi/ Sa i sigurt është samiti? Ervin Karamuço
x
BREAKING NEWS

Pas presionit të BE, SPAK vihet në lëvizje për të ngelurit në veting, GJKKO merr të pandehur ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, akuzohet për deklarim të rremë pasurie

Pas presionit të BE, SPAK vihet në lëvizje për të
x

Politike

Nisma e "lustracionit", Bylykbashi: Secili të shohë dosjen e vet, politikanët të kalojnë në skaner

Nisma e "lustracionit", Bylykbashi: Secili të shohë dosjen e

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe 14 deputetë të opozitës depozituan në Kuvendin e Shqipërisë nismën ligjore për pastërtinë e figurës së funksionarit dhe zyrtarit publik. Në fjalën e tij para gazetarëve, Bylykbashi tha se PD i rikthehet edhe një herë lustracionit, si e vetmja nismë që pastron politikën nga bashkëpunëtorët e sigurimit.

Ndërsa, i ftuar në “Radari Informativ” me Juli Xhokaxhi në ABC, Bylykbashi theksoi se kjo është hera e tretë që PD sjell lustracionin në parlament.

Nga ana tjetër, nisma e qeverisë sipas tij, është sjellë vetëm për të larguar vëmendjen nga “skandalet dhe grabitja që po u bëhet shqiptarëve.”

“E para të gjitha janë të deklasifikuara, kush bën procedurë deklasifikimi shkel ligjin.  Pretendimi, të gjithë të shohin të gjithë, është përpjekje për krijimin e amullisë në këtë mes. Ne jo për hapje dosjesh që jemi, por jemi për lustracionin. Ky që sjellim sot është mbi themelet e atij ligji të 2008, por me disa ndryshime.”

Bylykbashi thekson se nisma e PD-së nuk ka për qëllim të “godasë” vetëm ata që janë aktualisht aktorë politikë apo duan të emërohen në poste publike.

“Dosjet hapen për këdo, kushdo sheh dosjen e vet. Ama lustracioni është kush konkurron për një pozicion publik shtetëror, ata që janë në detyrë humbasin funksionon. Ata që pretendojnë të zgjidhen apo emërohen ata ndalohen.”

Ndërsa i pyetur se sa vota duhen për ta kaluar projektligjin në Parlament, nënkryetari i PD-së tha se duhen tre të pestat e votave në Parlament.

Nëse duan të bëjnë marrëveshje mund ta bëjnë gjithë ditën, përtej vullnetit politik të organeve të PD. Ne propozojmë atë që duan të gjithë, që kriminelët e komunizimit të ekspozohen por edhe të ndalohen të kenë poste publike.

“Kësaj radhe ka një nen kushtetues specifik. Neni 6 fraksion1, për ligjin e dekriminalizimit… ky ligj miratohet me tre të pestat. Edhe me votë të thjeshtë nuk kemi vota, kemi vetëm votë morale.”

Por a do të negociojë PD me qeverinë? Bylykbashi thotë se bashkëpunimi mund të kufizohet vetëm në parametrat që ligji i ka aktualisht. 

Më të lexuarat