
Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja pse ndodhi sulmi me armë te zyrat e Top Channel

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të tjera largime nga listat e Alibeajt

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Nisma e qeverisës për të shitur shtetësinë shqiptare, reagon ashpër Salianji: Cënohet siguria kombëtare, bie era korrupsion

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Korrik 2022

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka folur ditën e sotme në lidhje me nismën e qeverisë për të shitur shtetësinë shqiptare, duke e kundërshtuar plotësisht.
Ai shprehet se kjo është një nismë që bie erë korrupsioni duke theksuar se asnjë vend i rëndësishëm i Bashkimit Europian nuk ka vënë në zbatim një mekanizëm të tillë.
“Kjo është një nismë që bie erë korrupsioni pavarësisht se është investuar qeveria për të bërë një ligj për të bërë korrupsion të tillë që t’i lehtësojë vetes së vet që të japin shtetësi.
Në dijeninë time asnjë vend i rëndësishëm i BE nuk e ka këtë ligj. Por sido të jetë Shqipëria nuk ka kapacitete e duhura për të grumbulluar informacione edhe nëse do ishte një nismë e ndershme. Shqipëria është e nxirë në raportin e DASH për shkak të pafuqisë së qeverisë për luftuar korrupsionin. SIguria kombëtare po cenohet në të gjitha nivelet”, tha Salianji.
Ai përmendi skandalin e publikimit të të dhënave të qytetarëve në publik. Sipas Salianjit nëse nisma e qeverisë miratohet, Shqipëria mund të kthehet në target të individëve që janë pjesë e organizatave terroriste apo grupeve kriminale që duan të fshihen ose të investojnë paratë e tyre në Shqipëri.
“Të gjitha informacionet e qytetarëve janë nxjerrë në publik. Kjo nismë i lehtëson mundësinë personave që duan t’i fshihen drejtësisë apo duan të pastrojnë paratë në Shqipëri. Ka pasur raste publike si ai i biznesmenit Indian që kërkonte të merrte nënshtetësinë shqiptare.
Ajo që e bën më të fortë shqetësimin në lidhje me këtë ligj është se cenon sigurinë kombëtare. Cenon dhe kthen Shqipërinë në vend burim të pastrimit të parave. E bën një prej ligjeve më të këqija si target i personave që janë të lidhura me terrorizmin dhe grupet kriminale. Grupet shqiptare janë anembanë botës”, tha ai.
Më të lexuarat


Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të tjera largime nga listat e Alibeajt

Gara për Tiranën, regjistrohet edhe ish-deputetja e PD (EMRI)

Albin Kurti tregon datën se kur do të mbahet takimi i radhës në Bruksel

Rama 'kujtohet' pas 10 vitesh qeverisje: S’ka më leje ndërtimi për kompanitë nëse nuk garantojnë pagat e punonjësve

Kodi Zgjedhor ndalon rritje pagash e pensionesh 4 muaj para zgjedhjeve, Rama shkel rëndë ligjin elektoral. U jep pensionistëve 5 mijë lekë në prag 14 majit, premtime edhe për administratën

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë
