BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja me koronavirus janë shënuar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të
x

Politike

Nisma për ndryshime kushtetuese trazon klimën politike në Shqipëri, mesazhi i fortë i Bylykbashit: Ajo që thotë Ilir Meta...

Nisma për ndryshime kushtetuese trazon klimën politike në

Ish-deputeti Oerd Bylykbashi e cilësoi të papranueshme miratimin e ndryshimeve kushtetuese për përpara zgjedhjeve. Sipas tij, marrëveshja e 5 qeshorit e thotë shumë qartë se nuk ka konsensus për ndyshimin e sistemit zgjedhor.

Për demokratin, Kuvendi ka vetëm 82 mandate kushtetuese, ndërsa të tjera i konsideroi jolegjitime.

“Nuk po flasim për hapje listash, por për ndryshimin e sistemi zgjedhor. Sistemi zgjedhor funksionin si një i tërë, me të gjitha mekanizmat. Për këtë arsye, çdo modifikm që i bëhet, përfshirë hapjen e listës, ndryshon mënyrën thelbësor si funksionin sistemi. Bëhet fjalë për të gjetur një konsens për rregullat e lojës që po ndryshohen në mënyrë të njëanshme përpara zgjedhjeve. Kushtetuta, si rregull mund të ndryshohet në Parlament, por nëse Parlamenti vendos t’ia cojë popullit, kushtetuta ia jep mundësinë ta çojë në referendum. Ky paralament nuk ka legjitimite.

Ajo që thote Presidenti është e saktë, Parlamenti ka vetëm 82 mandate kushtetuese, të tjerat janë antikushtetuese. Mund të funksionojë kështu siç është, por jo të ndryshojë kushtetutën.  Të ndryshosh rregullat e lojë, pra mënyrën se si duhet të zgjidhen deputetët është një çështjë aq e madhe, saqë është fare normale t’i drejtohemi popullit për ktë çështje. Marrëveshja e 5 qeshorit e thotë shumë qartë: nuk ka konsensus për ndyshimin e sistemit zgjedhore. Kaolicionet janë një traditë kushtetuese shqiptare 30 vjecare, ka qenë një tardie edhe para kushtetutës të vitit 1998. Koalicionet jan model në Itali, Greqi është dicka e mirënjohur dhe ndryshimi i rregullave të lojës para zgjedhjeve është e papranueshme për OSBE dhe Këshillin e Evropës”, tha ai për Vizion Plus.

Më të lexuarat