Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Nisni hetimet për këta 3 zyrtarë të lartë”, Basha flet me emra dhe zbulon si do të manipulohet skandali i “Unazës së Re”: Janë bërë kërkesa qesharake...

Postuar: 12/01/2019 - 13:54

Në deklaratën për mediat në PD, kryedemokrati Basha u ndal edhe në skandalin e tenderit me Unazën e Madhe, për të cilën u shpreh se kërkesa e PD është një dhe e vetme, anulimi tenderit.

“Ndonëse është kapur në flagrancë për megaskandalin e Unazës së Re në vend të kemi politikanë e zyrtarë jo të arrestuar, po përgatitet ritenderimi. Për dy ditë është denoncuar se si jo vetëm shteti ishte në dijeni, po ishte pjesëmarrëse në procesin e falsifikimit. I vetmi person që ka fuqi të detyrojë agjencinë e prokurimit të kryejë një procedurë me letra false, është kryeministri i vendit Edi Rama. Hetimet për Ramën, Gjiknurin e Qendron duhet të kishin nisur prej kohësh. Heshtja e prokurorisë e bën atë bashkëfajtore e bashkëshkelëse të ligjit. Sot çdo shqiptar e ka të qartë se pse një vit më parë u emëruar Arta Marku. Kjo i vë kapakun pyetjes ku ka përfudnuar reforma në drejtësi për Ramën Gjiknurin e përfitesit e këtij tenderi korruptiv do të veprojë paketa antimafia.”, shpreh Basha ndërsa theksoi se do të ndiqen penalisht të gjithë ata zyrtarë që janë bashkëpjesëmarrës në këtë vjedhje historike që ka emrin firmën e vulën e Edi Ramës.

Në vijim Basha u ndal edhe në procesin e tenderimit të ri të Unazës së Madhe pas dështimit të kontratës mes bashkimit të kompanive ‘Biba X’ dhe ‘DH Albania’.

“Është përgatitur edhe rimanipulimi i këtij loti, janë bërë kërkesa qesharake. Ky tender duhet anuluar i tëri, çdo hap e në veçanti të tilla si ky me rezultate të paracaktuara , vinça 400 tonsh, janë qesharake.

“Edhe ky është rast për nënvizuar si është gremisur drejtësia shqiptare që në momentin që Edi Rama ka kapur prokurorinë. Ora po troket në minutat e fundit. Abuzimi i të drejtave të qytetarëve nga Unaza e Re deri te protesta e studentëve deri te mbrojtja e kriminelëve dhe politikanëve të korruptuar do çojë deri në një, këto probleme kaq të rënda të drejtësisë në mirëqenës së qytetarëve, të gjejnë një rrugë institucionale. Nuk i lejojmë të korruptuarit ta zhysin Shqipërinë në këtë gënjeshtër. I bëj thirrje çdo shqiptari të ndershëm dhe institucioneve të pakapura nga Edi Rama të bëjnë detyrën”.-përfundoi Basha

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/03/2019 - 19:31

Ajo që po ndodh sot me lëvizjen opozitare është një traumë e rëndë dhe një fatkeqësi që ka zënë për fyti një komb të tërë.

Postuar: 25/03/2019 - 19:27

Djali i ish-presidentit Bujar Nishani, Ersilio, në bazë të një dokumenti i cili qarkullon në medi

Postuar: 25/03/2019 - 19:12

Kordinatori për mjedisin në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi me anë të një statusi në Faceb

Postuar: 25/03/2019 - 18:39

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu me anë të një postimi jo të zakontë në Facebook ka bërë të di

Postuar: 25/03/2019 - 18:15

Avokati Spartak Ngjela ka folur edhe për Kongresin e Partisë Socialiste të cilin e ka quajtur p

Postuar: 25/03/2019 - 18:11

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me deklaratën që

Postuar: 25/03/2019 - 17:59

Avokati Spartak Ngjela ka bërë deklaratën e tij lidhur me lobimin e Partisë Demokratike.