Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Një ditë para protestës tek Kryeministria, Rama nxjerr videon me paralajmërimin e fortë të SHBA-së

Postuar: 15/03/2019 - 23:55

Një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita, ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës përmes një postimi në faqen saj zyrtare bëjnë thirrje për ruajtjen e qetësisë.Duke e cilësuar qeverinë dhe Parlamentin aktual si të zgjedhura në mënyrë legjitime, ambasada e SHBA u bëjnë thirrje opozitarëve që dogjën mandatin që ta lënë atë të punojë për të ardhmen e vendit.

Pas kësaj deklarate ka reguar edhe kryeministri i vendit, Edi Rama i cili e ka postuar në faqen e tij në Facebook ku shkruan "Pa koment".

Deklarata e plotë e Ambasadës së SHBA:

Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme. Ne i nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht. Ne vlerësojmë punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka ende punë për të bërë.

Ndërkohë që, ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre.

Ne mbështesim të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

 

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 20:34

Nga Haga ku delegacioni shqiptar po zhvillon takime me qëllim bindjen e Holandës të votojë pro për hapjen e negociatave për vendin tonë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se z

Postuar: 21/05/2019 - 20:11

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një denoncim të fortë ndaj Damian Gjiknurit

Postuar: 21/05/2019 - 20:10

Në vitin 2008, pozita dhe opozita e atëhershme ranë në një mendje për të bërë disa ndryshime në K

Postuar: 21/05/2019 - 20:00

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa proteston për një Shqipëri si Europa, duket se vet

Postuar: 21/05/2019 - 19:42

“Mos guxo, asnjë shqiptar nuk e kursen sakrificën për liri, unë i pari”, ka qenë ky p

Postuar: 21/05/2019 - 19:36

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me Lëvizjen e Gruas për Integrim.

Postuar: 21/05/2019 - 19:31

Në pritje të një vote pozitive për çeljen e negociatave nga vendet anëtare të BE-së, Shqipëria ka