BREAKING NEWS

Mediat serbe jehonë vrasjes së tmerrshme në Kosovë: Policia e rrethoi, por autori zgjodhi të vriste veten

Mediat serbe jehonë vrasjes së tmerrshme në Kosovë: Policia
x
BREAKING NEWS

Deputetja demokrate habit me deklaratën: Partia Demokratike ka përgjegjësi për largimin e të rinjve

Deputetja demokrate habit me deklaratën: Partia Demokratike ka
x
BREAKING NEWS

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë në Tiranë, i pranishëm edhe kancelari gjerman, ja kush do ta shoqërojë

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë në
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë: Kanë devijuar nga objektivi, nuk po merren me zyrtarët e lartë

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë:
x
BREAKING NEWS

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së zbardh prapaskenat

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë po ndodh

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me
x
BREAKING NEWS

“Rama kërkon të vrasë fjalën e lirë”/ Çfarë po paralajmëron Berisha: Brenda 6 muajve tre media...

“Rama kërkon të vrasë fjalën e lirë”/
x
BREAKING NEWS

Çfarë i kërkoi gruaja shtatzënë? Zbulohet LETRA e Sokol Halilit pak momente pas aktit të tmerrshëm (FOTO)

Çfarë i kërkoi gruaja shtatzënë? Zbulohet LETRA e
x

Politike

Një fitore e katërt? Spiropali zbulon detaje nga ajo që pritet të ndodhë në Kongresin e PS: Kemi të bëjmë me një udhëheqës që na ka çuar në tre fitore

Një fitore e katërt? Spiropali zbulon detaje nga ajo që pritet

Ministrja Elisa Spiropali e ftuar në emisionin ‘Frontline” me Marsela Karapançon, iu përgjigj pyetjes se nëse pritet që në Kongresin e PS që do të mbahet këtë të Shtunë të ketë ndryshime në qeveri, sikundër është përfolur për shkarkime dhe emërime të reja.

Spiropali tha se kjo nuk është në fokusin e këtij kongresi.

“Është normale që në Asamble, Kongrese, përgjithësisht ku janë drejtuesit e partisë dhe ata që përfaqësojnë në territor të shpalosen, por ky Kongres nuk e ka këtë qëllim, edhe pse nuk e kam tagrin ta caktoj këtë, por ky është një Kongres me fokus tjetër”, tha ajo.

E pyetur nëse do të  ketë zgjedhje në PS për kryetarin e partisë, Spiropali tha se nuk është e nevojshme përcaktimi i liderit kur në rastin konkret Rama e ka çuar partinë në 3 fitore radhazi.

“Fitorja e zgjedhje elektorale është kriter i parë për vlerësimin e një lideri, në këtë rast kemi të bëjmë me një udhëheqës që na ka çuar në tre fitore”, u shpreh ministrja.

Por a po përgatitet Kongresi për një fitore të katërt të PS?

“Pse jo, patjetër… edhe në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme është ky Kongres, nuk mendojmë se numri i mandateve varet nga dëshirat e njërit a tjetrit, siç dëgjonim Bashën që përsëriste ‘Rama ik’. Rama ik me votë, por është e qartë që një forcë drejtuese duhet të marrë besimin e popullit. Kemi dy modele të kundërta, nga modeli i  blindit (i referohet PD), kemi një model hapjeje (i referohet PS)”, pohoi Spiropali.

Sakaq, ardhjen e Berishës në krye të PD, Spiropali e ka komentuar me ironi: Lëre më, zi e më zi, nga shiu në breshër, duan të vënë vetulla e nxjerrin sytë, por ne s’na takon ta bëjmë këtë analizë, por të shohim veten tonë dhe të jemi version më i mirë i vetes.

Ndërkohë sa i takon emrit të ri të Presidentit, Spiropali tha se ajo që është e sigurtë është fakti që do të kemi një President të ri, normal këtë herë sipas saj.

A është “faktori Meta” që i ka lidhur duart qeverisë me emërimet, duke mos pasur ndryshime në qeveri deri më 24 korrik?

“Nuk besoj se ekziston ky rrezik, dhe pse me një President të parashikueshëm nuk i dihet, por nuk e bën këtë faktor kur diskutojmë këto çështje. Terreni do ndryshojë patjetër dhe institucioni i Presidentit do ndryshojë kryekëput, duam t’i japim vendin një president normal që respekton vullnetin e popullit, e sigurtë është që do kemi një president të ri”, deklaroi ajo.

Më të lexuarat