BREAKING NEWS

Krimi në familje, policia zbardh detaje të reja: Ja si ndodhi ngjarja

Krimi në familje, policia zbardh detaje të reja: Ja si ndodhi ngjarja
x
BREAKING NEWS

Grupi i PS, kërkesë Kuvendit për ndryshimin e rendit të ditës në seancën e 7 korrikut

Grupi i PS, kërkesë Kuvendit për ndryshimin e rendit të
x
BREAKING NEWS

AMP pezullon nga detyra 5 policë në Tiranë, dyshohet se...

AMP pezullon nga detyra 5 policë në Tiranë, dyshohet se...
x
BREAKING NEWS

“Amerikanët nuk falin”, Robert Papa paralajmëron “tërmet” për Edi Ramën: Janë fakte skandaloze

“Amerikanët nuk falin”, Robert Papa paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Mbyti të atin në kanal, arrestohet autori në Lushnje

Mbyti të atin në kanal, arrestohet autori në Lushnje
x
BREAKING NEWS

Tronditëse/ Krim brenda familjes, djali vret babain

Tronditëse/ Krim brenda familjes, djali vret babain
x
BREAKING NEWS

Çfarë do ndodhë nesër në protestë? Zheji del me paralajmërimin e frikshëm: Mund të ketë përplasje. Ka informacion se.../ Noka: Si kurrë më parë

Çfarë do ndodhë nesër në protestë? Zheji del me
x
BREAKING NEWS

Paditë në SPAK dhe aferat me të vëllanë xhindosin Monika Kryemadhin, sulmon Inceneratorët me faktet publike të Jorida Tabakut

Paditë në SPAK dhe aferat me të vëllanë xhindosin
x

Politike

“Një ish-deputete e Shkodrës kishte në dorë gjëra të rëndësishme”, Bamir Topi kujton ndryshimet kushtetuese pak ditë pas tragjedisë së Gërdecit: Pushteti i Berishës ishte në rrezik

“Një ish-deputete e Shkodrës kishte në dorë gjëra

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi i ftuar në emisionin “Top Story”, ka folur edhe për tragjedinë e Gërdecit në vitin 2008.

Bamir Topi: Për mua 15 marsi ka qenë një ngjarje shumë e rëndë, por pastaj dolën probleme të tjera, në mbledhjen e këshillimit të sigurisë kombëtare që e organizova pas një jave. Doli që kishte mungesë transparence. Të gjithë përfaqësuesit që kishin të bëjmë, diskutuan në mbledhjen e këshillimit.

Njeriu kur është në atë pozicion, merr informacion, nga burimet mora informacione që kishin filluar bisedime sporadike, se për çfarë nuk dihej, por një pakt politik që u zbulua pak më vonë, që nuk ishte i vështirë. Në komisionin e ligjeve, një ish-deputet e Shkodrës, me një letër e cila mbante gjëra të rëndësishme, bën një propozim. Për hir të etikës nuk dëshiroj ta shpreh. Nuk ka rëndësi kush deputete ishte. Thotë që unë mendoj se duhet të ndodhi një ndryshim i rëndësishëm në raportet mes presidentit dhe kryeministrit. Presidenti ishte etapa e fundit e dekretimit, zonja propozonte që të kundër-firmosej nga kryeministri. Kjo ngjalli reagim të fortë, por sot kam bindjen që ka qenë një shashke. Bisedat kanë filluar 2-tre ditë pas Gërdecit, kanë filluar bisedimet. Jemi vendi i vogël, gjërat dalin ekspozohen. Fatmirësisht, edhe pse e kemi kaluar COVID, memorien e kam shumë të fortë. Do të kujtoj momentin ora 1, 15 mars në spitalin ushtarak. Bëra vizitën time dhe u largova dhe nga TV  shoh që në spital takohet ish-kryeministri me Ramën që shoqërohej me Braçen. Ajo rrahje e shpatullave sikur i kishin vdekur robt  e shtëpisë. Ishte një skenë që nuk i shkonte. Ngjarjet që ndodhën pas, pikërisht aty filloi nevoja për një komunikim tjetër politik. Rrahja e shpatullave ishte një moment reflektiv, nga ajo erdhi nevoja. U duk qartë që pushteti i Berishës kishte marrë goditje të fortë, u duk si rrëzimi i tij do ishte shumë i shpejtë. Nuk ishte as koha, as nevoja për t’i bërë ndryshimet kushtetuese. Ato ndryshime nuk ishin vetëm për presidentin apo partive, por me mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit. I jepte garancinë kryeministrit të ardhshëm të mos ishte i thyeshëm. Pastaj i futën dhe ndryshim tjetër, që maxhoranca të mos binte në krizë.

Më të lexuarat