BREAKING NEWS

Albin Kurti gjatë konferencës merr vendimin e menjëhershëm për taksën ndaj Serbisë, ja çfarë u vendos dhe kur do hyjë në fuqi

Albin Kurti gjatë konferencës merr vendimin e menjëhershëm
x

Politike

“Një luftë e përhershme që...”/ Ish ministri del me mesazh të fortë: Liria fitohet me luftë, kjo vlen edhe sot që po përballemi me rilindjen e regjimit

“Një luftë e përhershme që...”/  Ish ministri

Ish-ministri i Arsimit në kohën e PD, Genc Pollo, kujton sot 29-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Pollo shkruan në “Facebook” se “përtej euforisë së momentit kjo simbolikë si dhe përvjetori i ngjarjes na ndihmon të kuptojmë që ashtu si triumfi i të Mirës ndaj të Keqes nuk është akt përfundimtar por një luftë e përhershme që bëhet përditë edhe me gjëra të vogla po ashtu edhe liria fitohet, mbahet e zhvillohet përditë me luftë e përpjekje të vazhdueshme”.

Mesazhi i Pollos:

Gati tre dekada kanë kaluar që nga rrëzimi i statujës mbidimensionale të Enver Hoxhës. Atë ditë për popullin pjesëmarrës në akt apo spektator në distancë ky ishte një akt çlirues. Në vijim rrëzimi i statujës ruajti në psikën kolektive të shqiptarëve simbolikën e fuqishme të akteve të ngashme ku triumfon e Mira ndaj të Keqes. Si p.sh. mundja e Goliatit nga Davidi.

Por përtej euforisë së momentit kjo simbolikë si dhe përvjetori i ngjarjes na ndihmon të kuptojmë që ashtu si triumfi i të Mirës ndaj të Keqes nuk është akt përfundimtar por një luftë e përhershme që bëhet përditë edhe me gjëra të vogla po ashtu edhe liria fitohet, mbahet e zhvillohet përditë me luftë e përpjekje të vazhdueshme; jo gjithmonë heroike, shpesh prozaike. Kjo vlen edhe për shtetin ligjor, të drejtat e njeriut e demokracinë. Sidomos sot me kur po përballemi me rilindjen e regjimit. GP