BREAKING NEWS

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar se të prekur me koronavirus, ja 3 qytetet me numrin më të madh të infektimeve

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar
x

Politike

“Një ndër to isha edhe unë”, ish-ministri kujton eksodin me anije drejt Italisë: Përtej vuajtjes që përjetuam mundëm të...

“Një ndër to isha edhe unë”, ish-ministri kujton

Ditën e djeshme ishte 30-vjetori i eksodit të madh të shqiptarëve drejt Italisë. ISh-ministri Lefter Koka tregon se ka qenë një prej të shumtëve që u ngjitën anijeve për t'u larguar.

Në një status në Facebook, ai shkruan se nuk mund të mos ndante emocionet dhe të shprehte mirënjohjen për popullin italian.

"Padyshim mirënjohje e thellë shkon në veçanti për qytetarët e Brindisit, që pas 48 orësh udhëtimi apokaliptik, pritën me krahë hapur në brigjet e qytetit rreth 25 mijë shqiptarë. Një ndër ta isha edhe unë!," shkruan ai.

Statusi i plotë

Një ndër ta isha edhe unë!

Nuk mundem sot pas 30 vjetësh të eksodit masiv të shqiptarëve drejt shpresës dhe dritës, të mos ndaj emocionet dhe të shpreh mirënjohjen time të thellë për popullin italian.

Padyshim mirënjohje e thellë shkon në veçanti për qytetarët e Brindisit, që pas 48 orësh udhëtimi apokaliptik, pritën me krahë hapur në brigjet e qytetit rreth 25 mijë shqiptarë. Një ndër ta isha edhe unë!

Janë vite që lanë gjurmë të thella tek unë dhe mijëra si unë, por mësuam se përtej vuajtjes që përjetuam mundëm t’ja dilnim dhe shumë nga ne u rikthyem. Ja dolëm të bënim më të mirën për familjet tona dhe të jepnim seicili nga ne një kontribut sado të vogël për Shqipërinë.

Uroj me zemër të jeni mirë, Ju që zgjodhët të ndërtoni jetën tuaj larg vendit dhe që çdo ditë na bëni krenar me arritjet dhe sukseset tuaja dhe të fëmijëve tuaj

Shqipëria - mëmëdheu , ju ka të shtrenjtë kudo qofshi!

Më të lexuarat