BREAKING NEWS

Finalizohet operacioni/ Shkatërrohet grupi kriminal i shpërndarjes së drogës në Shkodër, arrestohen 8 persona në aksionin blic, në kërkim një infermier (Skema me medikamentet)

Finalizohet operacioni/ Shkatërrohet grupi kriminal i shpërndarjes
x
BREAKING NEWS

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e Vlorës, reagon Spartak Ngjela dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën tonë: Aty i kanë provat e krimit...

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Politike

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’, zbulon për herë të parë fundin fatal që e pret Sali Berishën pas shpalljes ‘non grata’: Deklarata e Yuri Kim rrugë shpëtimi për Bashën, ja çfarë pritet

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë, ku tha se Sali Berisha mund të merret si i pandehur nga Amerika dhe mund të ekstradohet. Ngjela i sheh deklaratat e fundit të Yuri Kim si rrugë shpëtimi për Lulzim Bashën dhe jo si goditje për Berishën, pasi procesi penal ndaj këtij të fundit tashmë ka nisur.

Postimi i Ngjelës

Është për të qeshur se si po përgjigjen "fansat" e Saliut për atë që i tha pardje ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Lulzim Bashës...

I ka kërcënuar së brendshmi presioni i hapur me emrin Yuri Kim: kjo kuptohet.

Janë të trembur nga lufta antikorrupsion vetë këta, që të tërë, por jo se po mbrojnë Saliun: prandaj, nga frika po sokëllijnë.

Kot e kanë. Frika e tyre do të jetë shoqëruese e kësaj kohe antikorrupsion. Dhe shqiptarët do ta shohin si komedi fundin e tyre.

Keni për ta parë.

l.

Po pse, o njerëz, nuk e vini mendjen në arsye, dhe arsyen në logjikë, e logjikën në gjykim?

Ambasadorja Yuri Kim, nuk e kishte me Saliun, për atë që ajo i tha Bashës, kur i përmendi "ngrënien e barit". Në këtë rast, ajo i dha rrugën e shpëtimit Bashës;

sepse, kuptohet që, për Saliun, ata kanë provat e tyre për veprimtarinë e tij antiamerikane, dhe këto i kanë shprehur.

Vendimi i Departamentit të Shtetit thotë se Berisha ka cenuar sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Dhe juve kjo, ju duket pak?

Po, nuk e dini ju, o njerëz, që, cënimi i sigurisë së Amerikës, është krim federal në Amerikë, dhe ky krim ndiqet dhe  hetohet nga FBI?

Ai është një krim federal, kjo dihet. Kurse Saliu dhe mbrojtësit e tij, thonë se Berisha është "një proamerikan i madh". Por, këtë e din vetëm FBI, dhe askush tjetër.

Po, ku e dini ju se ndërkohë në Uashington FBI nuk ka filluar një proces penal kundër Sali Berishës?!

Por, a e dini ju se, për një krim federal kundër Ameikës,  Uashingtoni mund të kërkojë ekstradimin e të akuzuarit?

Por, gjithashtu, në funksion të kësaj, duhet theksuar se, Shqipëria sot e ka nxjerrë konventën amerikano-shqiptare si ligj për ekstradimin nga Shqipëria në Amerikë, të personave të kërkuar nga akuza amerikane. Dhe, prandaj, shiheni konventën me kujdes, që ta kuptoni rrezikun që po i kanoset Saliut.

Dhe pastaj, më tej: nuk ju bëri përshtypje fare kërkesa e ngutshme amerikane për ratifikimin sa më të shpejtë në Parlament të konventës së ekstradimit Shqipëri-SHBA?

Kërkesa me ngutje për konventën, kuptohet se do të sjellë operacion drastik antikrim në Shqipëri. 

As kaq nuk kuptoni dot?!

ll.

Brenda kësaj arsyeje, na duhet të pyesim:

Ku e dini ju, o njerëz, që nuk do ta kërkojë Uashingtoni diplomatik ekstradimin e Sali Berishës në Uashington, për të vijuar hetimi i tij me akuzë për veprimtari antiamerikane?

E pra, ajo që i tha ambasadorja Yuri Kim Lulzim Bashës, ishte një rrugë shpëtimi për Bashën, dhe jo goditje për Saliun.

Sepse...

Eshtë e kuptueshme: nëse Sali Berisha ekstradohet për një krim federal me akuzë antiamerikane, dhe, Basha nuk e ka shkëputur ndërkohë partinë prej tij, edhe Basha rrezikohet.

Këtë tha zonja Kim, kur i përmendi "ngrënien e barit" Bashës.

Po Basha, çdo të bëjë?

Po e ndjen veten të fortë në arsyen juridike, le të shkojë edhe ky nën akuzën amerikane si bashkëpunëtor i Sali Berishës...

Apo, mos ndoshta Basha po dëgjon Saliun që thotë se Departamentin e Shtetit në Uashington po e drejton Sorosi dhe Rama, kundër Sali Berishës?

Po ju, o njerëz, ende nuk e dini se, për krimet kundër Amerikës, Departamenti i Shtetit drejtohet nga FBI?

Vërtet mund ta drejtojë Rama FBI-në amerikane! Na bëtë për të qeshur, me gjithë Saliun.

Kaq të leshtë jeni, o njerëz! Nuk e dini që, për krimin antiamerikan, edhe Presidentin amerikan, edhe Departamentin e Shtetit, i drejton FBI, me arsyen e vet juridike në hetimin antikrim?

Por, pse të zgjatemi më tej: nga ajo që shprehu ambasadorja Kim, me sarkazëm, duke evokuar marrëzinë kriminale  të Enver Hoxhës, arrijmë në konkluzionin se:

Shqipëria është në prag të ndryshimit të madh, dhe krimi shtetëror do të goditet rëndë.

Këtë i ka thënë pardje, hapur, ambasadorja e Yuri Kim Lulzim Bashës. Dhe Basha nuk po flet.

Atëherë: prisni dhe shikoni.

Më të lexuarat