BREAKING NEWS

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk tërhiqet nga asnjë kusht dhe qeveria teknike

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk
x

Politike

Një parti e re nga Rudina Hajdari? Befason deputetja, tregon se çfarë do të ndodhë: Nëse…

Një parti e re nga Rudina Hajdari? Befason deputetja, tregon se

Deputetja Rudina Hajdari ka treguar nëse do të krijojë një forcë të re politike. Në një emision televiziv, ndonëse nuk dha një përgjigje të prerë, ajo u shpreh se kjo nismës, kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Hajdari tha:

“Formimi i një lëvizje të re kërkon ndryshimin e sistemit, sepse kështu nuk bëhesh dot pjesë e garës. Grupi jonë parlamentar, pjesa më e madhe e opozitës që është në parlament, kushdo që do ti bashkangjitet kësaj lëvizje për të ndryshuar sistemin, është puna jonë. Fundja kemi pasur komisionin e reformës zgjedhore që nuk ka pasur asnjë rezultat. Nuk duhet të harrojmë, pa pasur dakordësinë dhe pa përfshirë opozitën në parlament…Sido që të shkojë marrëveshja, zgjidhja do kalojë në rrugë institucionale. Reforma zgjedhore është kusht jo për të zgjidhur krizën, por se ne do kryesojmë OSBE/ODIR. Unë nuk kërkova të dilja jashtë nga PD, madje nuk kam asnjë letër që të më thotë që kam dalë nga PD. Unë jam anëtare e PD-së, nuk isha unë ajo që zgjodha të isha jashtë Partisë Demokratike. Unë vazhdoj të përfaqësoj demokratët"