
Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të infektuar, ja si paraqitet sot situata epidemiologjike në Shqipëri në 24 orët e fundit

“Një realitet fatal”, Grida Duma del me paralajmërimin e fortë: Çdo akrep shtesë në orën e Ramës është një akrep helmues për shqiptarët!

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Nëntor 2020

Ish-deputetja e PD, Grida Duma shprehet se të goditurit nga tërmeti janë edhe më shumë të kërrusur se mbajnë mbi shpatulla veç humbjeve, mbipeshën më të madhe nga tallja, sorrollatja dhe padijenija për të nesërmen, se ku do strehohen.
Sipas saj ata nuk kanë asnjë informacion se kur do të mund të strehohen.
"Një realitet fatal, të vësh jetën në rrezik për të shpëtuar diçka nga prona, sepse prona përfaqëson atë çka ka prodhuar jeta. Por jo vetëm kaq, por sepse shqiptarët jetojnë nën një qeverisje ku po nuk pate asgjë je një asgjë. Sepse e dinë që si të pamundur janë të mundur, nga qeveria e vet.
Këtë e kanë provuar me Edi Ramën. Provuan dhe panë se si në ditët më të zeza i shfrytëzoi si kavie që i reklamonte fatkeqësinë, ekran më ekran, duke mbuluar paftësinë dhe pangopësinë. Provuan dhe panë që për Edi Ramën janë shifra jo njerëz. Të goditurit janë edhe më shumë të kërrusur se mbajnë mbi shpatulla veç humbjeve, mbipeshën më të madhe nga tallja, sorrollatja dhe padijenija për të nesërmen.
Asnjë datë, asnjë radhë asnjë informacion nuk kanë se kur, kur do të mund të strehohen. Për Edi Ramën nuk ka rëndësi të afishohet radha e pritjes së shtëpiave që duhet të strehojnë, e rëndësishme është të afishohet radha e atyre 5 apo 6 njerëzve që fitojnë tenderin e rindërtimit. Për Edi Ramën nuk është e nevojshme të qartësohet sa kohë do jetojnë të degdisur në çadra, në streha provizore, është e rëndësishme ti numërojë e ti shtrëngojë deri në kërcënim deri në zgjedhje. Çdo akrep shtesë në orën e Ramës është një akrep helmues për orën e ndaluar dhe jetën e penguar të shqiptarëve", tha Duma.
Më të lexuarat


Habit Meta nga Vlora: LSI kishte një figurë me probleme me dekriminalizmin!

“Meta është në hall", presidenti i jep përgjigjen e fortë Ramës: Jam me fat që...

Dashamir Shehi tregon zonën ku do të kandidojë: Opozita më mirë të dilte me 1 listë...

Lëvizje të papritura në PD, Lulzim Basha i jep postin e rëndësishëm Xhelal Mziut

Pas Mark Markut, Partia Demokratike zgjedh drejtuesin politik në Korçë, kush është figura e njohur politike që Basha i ka besuar një qark të rëndësishëm

Kryemadhi shpall listën me kandidatët e LSI-së në Tiranë, ja ku është caktuar Silva Caka

Marrëveshja sekrete e qeverisë me kompaninë Pfizer që shkaktoi shumë zhurmë, reagon Ilir Meta: Unë jam për transparencë totale, edhe kur pi një...

Vizitoi shkollën e re pas rindërtimit në Paskuqan sëbashku me Spiropalin, Rama habit me deklaratën: Lulet shkojë tek lulet, unë me Rakipin jemi …

Largimet e bujshme nga LSI drejt Partisë Socialiste, vjen reagimi i parë nga Ilir Meta

Cila ministri i është premtuar? Mark Marku flet pas marrjes së detyrës së re në PD dhe tregon çfarë i tha Basha: E kisha të vështirë të kthehesha në listat e deputetëve!
