Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Një rrugë vetëm 17 km do të kushtojë shuma marramendëse”, PD denoncon skandalin: Rama i ka dhënë mikut personal 526 milionë euro

Postuar: 18/07/2019 - 14:55

Partia Demokratike reagoi sot ndërsa në Parlament votohen dy koncesionet e shumëdebatuara Milot-Balldre dhe Orikum-Dukat. Në një dalje për mediat nga selia blu, Ablana Vokshi u ndal veçmas tek kompania që do ndërtojë autostradën nga Miloti në fshtin Balldre të Lezhës. Është një rrugë vetëm 17 km që do të kushtojë miliona euro.

Ky nuk është i vetmi koncesion apo tender që ka marrë kompania ANK sh.p.k. Ajo tha se  Ndue Kolës, që njihet për lidhjet e ngushta familjare me Edi Ramën gjatë 1 viti i janë mbi gjysmë milionë euro.

Më poshtë deklarata e plotë e Albana Vokshit:

Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vjedhura, në bashkëpunim me krimin, po noterozon sot një tjetër grabitje të madhe të shqiptarëve për të pasuruar miqtë personalë të Edi Ramës.

Janë 328 milionë euro për dy rrugë me gjatësi vetëm 31 kilometra, afërsisht sa distanca mes Tiranës dhe Durrësit. Thënë ndryshe, me vendimin e sotëm kriminal të këtij parlamenti ilegjitim, 1 kilometër rrugë, do t’i kushtojë popullit më të varfër të Europës 10.5 milionë euro.

Kompania që përfiton pjesën e luanit, prej 258 milionë euro për 17 kilometra të rrugës fushore Milot- Balldre është ajo e Ndue dhe Agim Kolës, të njohur për lidhjet e ngushta familjare me Edi Ramën. Ndërsa kompania tjetër, Gjikuria, e koncesionit për Orikum – Dukat, njihet për numrin e madh të tenderave publikë që ka përfituar gjatë qeverisë së Edi Ramës.

Vendimi i Edi Ramës për të mos u tërhequr nga këto dy koncesione vjen pak ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e klasifikoi Shqipërinë si vendi më i korrupuar në Europë për shkak të procedurave të PPP-ve dhe koncesioneve të Qeverisë së Edi Ramës. Ato u cilësuan si koncesione klienteliste, të pastudiuara dhe jo në interes të publikut.

Me koncesionin për Milot-Balldre, Edi Rama thyen çdo rekord korrupsioni dhe klientelizmi. Brenda 1 viti, Edi Rama i ka dhënë familjes së mikut të tij personal, Ndue Kola, 526 milion euro ose gati 5% të Prodhimit Kombetar nëpërmjet koncesiont të sotëm dhe atij të rrugës së Arbrit, që ndërtohet nga e njëjta familje.

Koncesioni Milot-Balldren dhe Orikum – Dukat është pjesë e projektit kriminal “1 miliardë euro”, që po e shndërron Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave të pista, koston e së cilës e paguajnë qytetarët shqiptarë.

Partia Demokratike paralajmëron klientët oligarkë të Edi Ramës se nuk kanë për t’i marrë paratë e shqiptarëve.

Me ligjin antimafia, që do të miratohet ditët e para të ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, çdo qindarkë që po grabitet sot, do t’u kthehet shqiptarëve. Përgjegjësit do të paguajnë me pasurinë e tyre çdo dëm që u kanë bërë financave të shtetit.

Këto koncesione janë një vjedhje masive që u bëhet qytetarëve. Prandaj, ata e refuzuan masivisht Edi Ramën, sepse kanë kuptuar që Qeveria e tij punon vetëm për t’u pasuruar duke grabitur shqiptarët.

Shqipëria e ka emergjente çlirimin nga oligarkia e krimit dhe qeveria që i shërben kësaj oligarkie kundër interesit publik.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 21:08

Shtatori pritet të sjellë zhvillime të forta, sa i takon krizës politike në vend.

Postuar: 23/08/2019 - 20:30

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë!

Postuar: 23/08/2019 - 20:12

Shkodra po kalon një situatë mjaft të paqartë, pas dorëheqjes në marrjen e detyrës nga kryebashki

Postuar: 23/08/2019 - 20:02

Një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, jep dorëheq

Postuar: 23/08/2019 - 19:55

Kryetari i PD Lulzim Basha me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se sot Europa

Postuar: 23/08/2019 - 19:20

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës, Voltana Ademi do ta ketë mjaft të vështirë e me pikëpyetje ush

Postuar: 23/08/2019 - 19:12

Transferimi i dosjes 184 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për në Prokurorinë e Dibrës, për ish-d