Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Një skandal edhe më i madh", Monika Kyemadhi nuk i ndahet Edi Ramës, rikthen në "skenë" mikun e Taulant Ballës

Postuar: 09/10/2019 - 19:38

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është takuar sot me një grup vajzash dhe grash, banorë të Unazës së Re, të cilat prej muajsh protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre nga qeveria

Ajo shkruan se edhe sot nuk ka asnjë të ndaluar për vjedhjen e tenderave te Unaza e Re, ndërkohë që qytetarët rrihen dhe burgosen nga policia vetëm pse protestojnë.

Monika Kryemadhi tha:

“Sot pasdite pata një takim me një grup vajzash dhe grash, banorë të Unazës së Re. Shtëpitë e tyre, djersa, gjaku dhe sakrificat së bashku me bashkëshortët, fëmijët dhe prindërit e tyre është duke u rrezikuar të shkatërrohet nga pangopësia e oligarkëve dhe qeverisë së Rilindjes.

Këto gra të sakrificës familjare, të shkëlqyera janë në zgrip të ekzistencës. Ato dhe familjet e tyre nuk mund t’i lëmë në mëshirë të fatit, as në lëmoshë të qeverisë së korruptuar të Edi Ramës. As të bien pre e mashtrimeve bajate të bashkëpunëtorit të krimit tek Unaza e Re, Erion Velisë.

Ndërkohë qëndresa e tyre është bërë frymëzim për çdo qytetar të këtij vendi, që padrejtësia, grabitja dhe arroganca e qeverisë së Rilindjes ua ka bërë jetën të padurueshme.

Ende asnjë i ndaluar apo hetuar nga autorët e skandalit të Unazës së Re. Damiani drejton Komisionin e Reformës së Vjedhjes së Votave në Parlamentin monist, askush nga firma nuk është ndaluar. Ish drejtuesit e ARRSH tallen nga lokalet e shtrenjta të Tiranës me fatkeqësinë e këtyre grave fisnike.

Një skandal edhe më i madh, i bërë në kurriz të këtyre familjeve është devijimi i shtratit të lumit të Lanës nga projekti fillestar, për ti hapur rrugë një oligarku tjetër, mikut të Taulant Ballës, i cili ka qëlluar edhe pak i dënuar për trafik droge. Së bashku me Edi Ramës dhe Erion Velinë janë autorët e shkatërrimit të jetës së dhjetëra familjeve shqiptare. Ata janë rrënuesit e së ardhmes të qindra shqiptarëve. Ata janë ekzekutorët e ëndrrave të dhjetëra fëmijëve shqiptarë, të cilët kanë ëndërruar të kenë një shtëpi të tyren dhe të jetojnë bashkë me prindërit e tyre.

I vetmi faj i këtyre familjeve është se ndërtimet e shtëpive i kanë bërë me punë të ndershme,  jo si oligarku i Taulantit dhe Erionit.

LSI nuk mund t’i braktisë këta shqiptarë të ndershëm, as nuk mund t’i lejojë që për fitimet e oligarkëve dhe tutorëve të tyre, këta shqiptarë të ndershëm të marrin arratinë në rrugët e Evropës.

Do i qëndrojmë në krah derisa ata të fitojnë të drejtën e tyre, për kompensim të plotë për pronat e tyre dhe për anulimin e projektit të devijimit të lumit të Lanës duke e çuar atë në kufijtë e projektit fillestar.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/10/2019 - 07:34

Kafeja është shoqëruesja më e mirë e ditës të shumicës prej nesh.Nutricionistët flasin edhe për kohën se kur duhet konsumuar.

Postuar: 14/10/2019 - 07:07

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për arrestimin e ish-de

Postuar: 13/10/2019 - 23:25

Presidenti, Ilir Meta pasi ç’dekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit, caktoi një tjetër datë që s

Postuar: 13/10/2019 - 22:59

Avokati Altin Goxhaj shprehet se ka ndodhur në Paris, marsin e kaluar një takim mes kryeministrit

Postuar: 13/10/2019 - 22:35

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e

Postuar: 13/10/2019 - 22:01

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili shprehet se mbështet deri në fund politikisht, si dhe nga pikëp

Postuar: 13/10/2019 - 21:31

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shoqërimit në polici të ish-deputetit Klevis Ba