BREAKING NEWS

"Pas 5 qershorit i hedhim në llogari paratë edhe për ata që nuk kanë aplikuar"/ Rama jep njoftimin e rëndësishëm

"Pas 5 qershorit i hedhim në llogari paratë edhe për ata
x

Politike

“Një spital i ri lufte”, kryeministri Rama publikon pamjet dhe jep lajmin (VIDEO)

“Një spital i ri lufte”, kryeministri Rama publikon pamjet dhe

Godina e një ish- universiteti privat në Tiranë do të shndërrohet në karantinë për të sëmurët e prekur me koronavirus që janë drejt shërimit.

Sfida për qeverinë, siç kryeministri Edi Rama e ka quajtur është që brenda 30 ditësh, ai të shndërrohet në spital dhe të nisë nga puna. Kreu i qeverisë, gjatë inspektimit të kësaj godine, tha se këtu do të dërgohen të gjithë pacientet që janë drejt shërimin, në këtë formë edhe lehtësohet puna e mjekëve tek Infektivi, por mbi të gjitha i lehtëson ata edhe psikologjikisht.

“ NJË SPITAL I RI LUFTE, PËR TË GARANTUAR MBROJTJEN E TË SËMURËVE NË KUSHTET E ÇDO RRITJEJE TË PAPRITUR TË FORCËS SË ZJARRIT ARMIK

#TiNukDoJeshKurrëVetëm”, shkruan Rama krahas videos.

"Sfida jonë është që brenda 30 do ta bëjmë spital, nuk kemi pse mbajmë në spitalin Infektiv  njerëz që janë në kushte të lehtësuara, por i çojmë këtu. Kështu i lehtësojmë edhe psikologjikisht mjekët", tha Rama.

Më të lexuarat