Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

'Një telefonatë e vetme shkatërroi gjithçka', Bushati tregon detajet e pathëna

Postuar: 15/05/2019 - 22:45

 Kryetari i Partisë Demokristiane, Zef Bushati i ftuar në emisionin “Arena” në Ora News risolli në vëmendje situatën  politike në vitet '97-'98.

Bushati u shpreh se në këtë kohë situate politike ishte shumë më e rëndë se kaq dhe gjithçka përfundoi me një telefonatë nga SHBA-të, të cilat thanë se nuk do ta njohin si legjitime një qeveri të dalë nga zgjedhjet.

Bushati: Nuk kam qenë dakord për veprimin që ka bërë Basha. Nuk ka llogjikë ligjore si veprim. Të godasësh sistemin ke goditur themelin e sistemit. Kam qenë edhe vet deputet në vitet më të vështira. Nuk e shikoj më të rëndë situatën. 
Edhe ne kur kemi qenë në opozitë e kemi provuar. Në '97-'98 kur ndodhën edhe ato ngjarjet e rënda në momentin e ceremonisë së varrimit të heroit të demokracisë Azem Hajdari. Kryeministria atë ditë nuk u sulmua me bojë, u sulmua me plumba, me automatik, nuk e di a hodhën edhe bomba. Dolën dy tanke njëri u vendos përballë kryeministrisë dhe tjetri në sheshin Skënderbej. Gjithcka ra. Kryeministri u largua. Qeveria nuk dihet ku ishte, në shesh nuk kishte as policë, as ushtarë. Në kryeqytet ishte situata kaotike, por një telefonatë e vetme gjithçka e shkatërroi. Atë ditë ishin më të rënda situatat sesa tani. Kur në ato situata aq të rënda gjithçka përfundoi me një telefonatë, që ishte që një qeveri e dalë nga këto protesat nuk do të njihet dhe atëherë gjithçka mori fund. Që nga ajo ditë PS, apo ta që në i quajtëm ti heqim qelbesirat, ndejtën edhe 8 vite në pushtet. Kështu që kjo është një situatë e provuar.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 23:59

Deputeti Myslim Murrzi i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha për deklaratën e këtij të fundit në një studio televizive.

Postuar: 24/08/2019 - 23:30

Kryeministri, Edi Rama ka shpërndarë disa foto në faqen e tij zyrtare në “Facebook”,

Postuar: 24/08/2019 - 22:32

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demoraktike Gazment Bardhi, nëpërmjet një reagimi në “Fa

Postuar: 24/08/2019 - 21:49

Ish-deputetja Partisë Demokratike ka dhënë së fundmi një intervistë ndryshe rreth jetës së saj pe

Postuar: 24/08/2019 - 20:41

Ish-deputetja Grida Duma ka folur së fundmi rreth jetës së saj personale dhe si politikane.

Postuar: 24/08/2019 - 20:11

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ka qenë mjaft e ashpër në reagimin e saj pas

Postuar: 24/08/2019 - 19:42

Në Shqipëri Partia Demokratike dha sot disa detaje të tjera me të cilat ajo shoqëroi akuzat ndaj