BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Politike

Një tjetër demokrat rreshtohet krah Sali Berishës, del me reagimin e fortë dhe i befason të gjithë me ato që thotë: Pro-dvoranizmi është anti-amerikanizëm!

Një tjetër demokrat rreshtohet krah Sali Berishës, del me

Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka dalë në krah të Sali Berishës, pas shpalljes non-grata nga SHBA dhe përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD-së.

Sipas tij, administrata është tjetër gjë dhe Amerika është tjetër gjë. Gent Strazimiri bën një krahasim mes Berishës dhe Ardian Dvoranit, i shpallur nga SHBA si “kampion anti-korrupsion”.

“Kjo administratë amerikane ka marrë 1 vendim me dy pjese:  “Adrian Dvorani kampion i demokracisë”, dhe “Sali Berisha minues i demokracisë”…(?!)

Nuk i ndan dot nga njëra-tjetra… janë “paketë”!!! Nëse nuk pranon Ardian Dvoranin si “kampion të demokracisë” ke damkosur veten si “anti-amerikan””, shkruan Strazimiri.

Shkrimi i plotë:

Pro-dvoranizmi është anti-amerikanizëm!

Amerika nuk është “një vendim”, madje as thjesht një administratë! Amerika është aspirata e mbrojtjes së LIRISË dhe QËNDRESËS përballë liri-vrasësve!

Administratat dhe vendimet janë gjëja më e ndërrueshme në Amerikë, sepse ai vend i bekuar është DEMOKRACI, madje të dyshosh tek administrata apo vendimet e saj, për amerikanin është DETYRË KUSHTETUESE!

Kjo administratë amerikane ka marrë 1 vendim me dy pjese:

* “Adrian Dvorani kampion i demokracisë”, dhe “Sali Berisha minues i demokracisë”…(?!)

Nuk i ndan dot nga njëra-tjetra… janë “paketë”!!!

Nëse nuk pranon Ardian Dvoranin si “kampion të demokracisë” ke damkosur veten si “anti-amerikan”!

Të pranosh këtë vendim në emër të pro-amerikanizmit, është anti-amerikanizmi siperor, sepse do të thotë të mohosh standardin, thelbin e pro-amerikanizmit që e kemi trashëguar me breza, që nga viti 1944, kur as na shkonte ndonjëherë nëpër mend se do vinte një ditë që kishim ambasadë…

Të pranosh këtë vendim, do të thotë të mohosh qendresën 46 vjeçare përballë persekutorëve si Ardian Dvoranit!

Të pranosh këtë vendim, do të thotë të mohosh betejën 30 vjeçare të kombit, për të ruajtur lirinë nga persekutorët si Ardian Dvorani.

Pasi ke pranuar këtë vendim, ke vetëm 1 rrugë:

* t’i kërkosh falje “Partisë”, Mehmetit, Kadriut, Aranit Çelës etj., për këto 30 vjet, dhe pastaj në shenjë reflektimi “pro-amerikan”, të shkosh të vendosësh një tufë lule tek varri i Enver Hoxhës…

Pasi ke pranuar që “Ardian Dvorani është kampion i demokracisë”, ti, betejë kundër “Partisë”, kundër “regjimit” të Ardian Dvoranit nuk bën dot më… do të ishte “anti-amerikanizëm”, do të ishte sulm dhe betejë ndaj “kampionit të demokracisë”…(?!)

Cilido që turpëron veten duke u përpjekur të mbrojë në emër të pro-amerikanizmit, ri-Dvoranizimin e Shqipërisë, po përgatitet për gjithçka tjetër përveçse për betejë!!!

Mos lejoni që kjo të ndodhë!