Politike

"Një tjetër premtim që nuk është mbajtur"/ Basha del me një tjetër reagim të fortë kundër Ramës: 13 ditë deri më 25 prill...

"Një tjetër premtim që nuk është mbajtur"/

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë një tjetër reagim ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa vetëm 13 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në ‘InstaStory’, Basha shkruan se Rama nuk e ka mbajtur premtimin për krijimin e një banke në dobi të zhvillimit bujqësor.

“13 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. A e mbajti Edi Rama premtimin për krijimin e një banke në dobi të zhvillimit bujqësor? Përgjigja; Jo. Banka për Zhvillim Rural është një tjetër premtim i pambajtur i Edi Ramës.”, thuhet në postim.

Më të lexuarat