BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

‘Një verifikim për çdo deputet zbulon arsyen pse ka hyrë’, Monika Kryemadhi sulmon opozitën e re: U mashtruan nga Rama me mbyllje ...

‘Një verifikim për çdo deputet zbulon arsyen pse ka

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka sulmuar deputetët që morën mandatin dhe zgjodhën të hyjnë në Parlament duke thënë se kanë marrë benefite dhe premtime nga kryeministri Rama. Madje disa prej tyre, sipas kryetares së LSI, Monika Kryemadhi po bëjnë presion që në zgjedhjet e ardhshme të jenë në listat e Partisë Socialiste. Për kryetaren e LSI një investigim i thjeshtë do të nxirrte në pah arsyet e gjithsecilit prej atyre që mori mandatin për të votuar një pjesë të ligjeve korruptive dhe anti-kushtetuese të qeverisë.

"Mua më duket pak qesharake, në fakt që zoti Rama do të negociojë me ta sepse zoti Rama i ka mashtruar që në momentin që i futi në parlament duke iu ofruar po themi benefite apo mbyllje dosjesh korruptive apo premtime të tjera që mund të jenë. Mjafton që të shikoni, sot që kemi të ngritura sistemet e drejtësisë pra institucionet e drejtësisë së re janë shumë të kollajshme për të investiguar dhe për të verifikuar çdo deputet dhe arsyeja me të cilën ai deputet ka hyrë në atë parlament. E dyta, ajo çka dua të them dhe që është shumë e rëndësishme, ne jemi koshient dhe e dimë shumë mirë që deputetët që kanë hyrë në atë sallë drejtohen nga zoti Taulant Balla kështu që mos të merremi me këtë gjë. Kjo nuk është detyra jonë, kjo është detyrë e zotit Rama për vetë shkakun që të gjitha koncesionet korruptive që kanë kaluar në atë parlament kanë marrë 122 vota aq sa deputetë ka legjitim dhe jo legjitim salla e Parlamentit. Kështu që për korrupsionin mund të mbajnë përgjegjësi penale po themi të gjithë ata deputetë që kanë votuar. Problemi është marrëveshja që mund të bëjnë midis njëri tjetrit për sa i përket presioneve për të hyrë në listat e Partisë Socialiste apo për të krijuar apo për të vendosur gjoba ndaj Partisë Socialiste me ndonjë leje ndërtimi më ndonjë koncesion apo ndonjë gjë tjetër kjo pastaj është për t’u shikuar nga mediat investigative po ashtu dhe nga elementë të tjetrë që vijnë nga sistemi i drejtësisë. Sigurisht, që mund të them që unë e para jam për lista të hapura dhe të mos harrojmë të themi që Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë 9 ditë grevë urie dhe kemi bërë protestë paradite dhe protestë pasdite jashtë parlamentit shqiptar por sot nuk mund të flasësh për lista të hapura kur nuk është problemi i listave të hapura", tha Kryemadhi.

Më të lexuarat