BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj Arbër Paplekajt

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj
x
BREAKING NEWS

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e targave që fundosën ushtarin e Martinaj

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e
x
BREAKING NEWS

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, vjen reagimi i menjëhershëm nga BE

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

“Diplomacia është kthyer në vend qokash”/ Deputeti i PD-së ja ‘plas’ në sy kandidates për ambasadore në Izrael: Nuk ju shoh për këtë post, Cv-ja juaj...

“Diplomacia është kthyer në vend qokash”/ Deputeti i
x
BREAKING NEWS

Ndihmoi në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata jep vendimin për ushtarin e Vis Martinajt

Ndihmoi në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata jep vendimin
x
BREAKING NEWS

Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së gjyqtares, zbardhet denoncimi i bashkëshortit të saj: Ishim në punë kur...

Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së
x
BREAKING NEWS

A mund të vazhdohet pas çdo humbje, me argumentin na vodhën zgjedhjet? Gazetarja e njohur ‘zë ngushtë’ Berishën, ja reagimi i tij

A mund të vazhdohet pas çdo humbje, me argumentin na vodhën
x
BREAKING NEWS

SPAK e burgosi, Vangjush Dako përfundon në të njëjtën qeli me...

SPAK e burgosi, Vangjush Dako përfundon në të njëjtën
x

Politike

“Një vrimë në ujë”, Gjykata e Tiranës vendos shërbim prove për 4 personat që publikuan pagat e 637 mijë qytetarëve, skandalet sfumohen gjithmonë

“Një vrimë në ujë”, Gjykata e Tiranës

Gjykata e Tiranës vendosi të dënojë vetëm me shërbim prove 4 personat e akuzuar për skandalin e rrjedhjes dhe publikimit të pagave të 637 mijë qytetarëve në media në dhjetor 2022. Sipas vendimit të djeshëm, 2 punonjësit e IT në Drejtorinë e Tatimeve, Eni Qirjako do kryejë 2 vite e 8 muajs shërbim prove, kolegu i tij Andi Agaraj 4 vite, kurse përmbaruesit privatë Klodian Sota, 2 vite e 8 muaj shërbim prove dhe Endri Ikonomi, 2 vite e 8 muaj. Skandali u pagua me publikimin e targave të automjeteve, numrave të telefonave të qytetasve, etj. Qeveria dhe autoritetet shtetërore u akuzuan nga media dhe opozita se kishin bërë qëllimisht këtë skandal për të trysnuar e shantazhuar qytetarët. Madje, për këtë fenomen PS u akuzua se kishte aktivizuar patronazhistët njësoj si në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Qirjako dhe Agaraj vendosën të bëhen bashkëpunëtorë të drejtësisë, duke bërë me dije detaje lidhur me skandalin. Eni Qirjako tregoi skemën se si dolën të dhënat personale nga serverat e zyrave të shtetit duke përfunduar në rrjetet sociale. Ajo rrëfeu se ishte kolegu i saj Andi Agraj, ai që i kishte kërkuar që të riformatonte kompjuterin për të humbur gjurmët e kërkimeve në rrjet. Megjithëse, krijoi një kaos në shoqërinë shqiptare dhe media, bindja që krijohet pas vendimit të djeshëm të drejtësisë është se janë zbuluar e dënuar siç duhet personat përgjegjës të këtij megaskandali. Në 3 vitet e fundit, shteti shqiptar është përfshirë në skandale kibernetike e dixhitale që nga patronazhistët, hakerat iranianë e së fundmi te aplikacioni “Aktivisti”.

Më të lexuarat