
Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

“Njerëz të dërguar nga Berisha i kanë ushtruar presion gjykatës”, Bardhi për Presidentin e ri: Nuk votojmë kandidatin e Ramës

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Maj 2022

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka folur sot, në një emision televiziv për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.
Sipas tij, njerëz të Sali Berishës i kanë ushtruar presion gjykatës për vendimin lidhur me drejtimin e PD-së. Bardhi tha se nëse gjykata iu jep sërish partinë do të nisin zbatimin e platformës së bashkimit, propozuar nga Enkelejd Alibeaj.
“Njerëz të dërguar nga Sali Berisha kanë ushtruar presin mbi gjykatën. Deri dje thoshte ka ndërhyrë Rama, pastaj Yuri Kim, sot doli Veliaj. Nesër mund të dalë një emër tjetër. Gjykata ka pranuar të dërgojë në apel animimin e Alibeajt.
Do të duhet në mënyrë të sinqertë atë që shumicë e kolegëve i prezantuan grupimit që i drejtohet zotit Berisha, platformën e bashkimit. Do të realizojmë atë platformë bashkimi. Nuk ka rëndësi çfarë titulli i jep vetes zoti Berisha. Demokratët do të ndërgjegjësohen se rruga ku ka hyrë një pjesë e PD është e gabuar”, tha ai.
Po çfarë ndodh nëse gjykata i jep sërish të drejtë Rithemelimit? “Do të respektohet vendimi i gjykatës”, thotë Bardhi ndërsa shton: “Sali Berishën nuk e njoh si kryetar. Unë do të vazhdoj të qëndroj në PD. Aty nuk jam për emrin e kryetarit”.
Lidhur për çështjen e presidentit që ka thelluar edhe më shumë çarjen mes palëve, Bardhi pohoi se kanë diskutuar në mbledhje, por Luçiano Boçi dhe Ervin Salianji nuk kanë marrë pjesë. “Kemi diskutuar për presidentin, Salianji dhe Boçi nuk kanë ardhur në këtë të fundit”, u shpreh ai.
Bardhi thekson më tej se ata nuk do të pranojnë një proces farsë dhe nëse maxhoranca e ka paracaktuar kandidatin nuk do ta votojnë.
“Më së pari do të duhet të bihet dakord për procesin që do të ndiqet që të mos kemi një proces farsë. Që do të thotë se maxhoranca e ka paracaktuar presidentin. Nuk do të votojmë kandidatin e propozuar nga zoti Rama”, tha ai.
Më të lexuarat


Pas zgjedhjes së Kryesisë, PD bën lëvizjen e radhës, çfarë pritet të ndodhë të premten

Ishte kandidat për anëtar Kryesie, çfarë vendimi u mor nga PD, kur mësuan ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Nishani

Kryesia e PD-së/ Këlliçi më i votuari, cilët janë emrat që mbetën jashtë

Veliaj i bën thirrje Opozitës: Sillni propozimin tuaj për Presidentin e ri, nëse jo, PS ka gati listën me...

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Bujar Nishani, Delegacioni i BE mesazh ngushëllimi: Ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Balla: U prehsh në paqe President

Shuhet Bujar Nishani/ Alibeaj shpreh ngushëllimet: Lajm i trishtë, Shqipëria humbi para kohe një njeri të paqtë

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend
