Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Prag lufte mes Turqisë dhe Greqisë! Kryeministri Rama befason gazetarin grek, ja çfarë i thotë për Erdogan

Prag lufte mes Turqisë dhe Greqisë! Kryeministri Rama befason
x

Politike

“Njeri në ‘bunker’ e tjetri në vila”, demokrati tregon prapaskenat e forta, nxjerr ‘zbuluar’ Bashën dhe Ramën

“Njeri në ‘bunker’ e tjetri në vila”,

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar lidhur me planin e qeverisë për kthimin e shqiptarëve të Diasporës.

Kulluri shkruan se ata që i larguan shqiptarët, nuk mund t'i kthejnë dot. Sipas tij, i vetmi shqetësim që kanë është pasurimi i vetes dhe klientelës që i rrethon.

“Ata që i larguan shqiptarët, nuk mund t'i kthejnë!

PS nuk del dot nga qerthulli i mediokritetit! Qasjet NGO-iste ndaj shpopullimit janë propagandë e dobët dhe e pakuptimtë. Të rinjtë dhe profesionistët nuk kthehen nëse nuk zgjidhen problemet strukturore të barazisë dhe sigurisë ligjore. Kapitali i brendshëm dhe aq më tepër ai i jashtëm nuk mund të investohet në një ambient të korruptuar dhe te pasigurtë! Pa sigurinë e pronës dhe pa gjyqësor të drejtë nuk ka dhe s’mund të ketë as të tashme e as të ardhme ekonomike dhe mundësi për të pasur një jete normale. Këto dy çështje elita politike i mban zvarrë dhe i saboton për shkak të monopolit dhe kontrollit qe duan mbi ekonominë dhe sistemin politik si mjeti i domosdoshëm! Qeveria e majtë as në traditë e as në perceptimin aktual nuk ka qasje ndaj pronës dhe barazisë para ligjit! I vetmi shqetësim që kanë është pasurimi i vetes dhe klientelës që i rrethon, pra një grusht njerëzish!

Në anën tjetër opozita nuk ka asnjë qëndrim serioz për këto dy cështje! Kupola e saj është me prejardhje mediokër ekonomike, ndersa per drejtesine as ka pasur e as ka një propozim alternativ ndaj reformës së nisur në 2015! Po ashtu, janë klientë të së njëjtës konjukturë ekonomike qe ka mbyllur hapësirat për biznesin dhe shtrese e mesme!

Ndaj “sherri politik” mes palëve është i stisur dhe jo vet qe nuk behet në emër të qytetarëve por i largon ata me neveri nga ky vend! Ata janë të papërfaqësuar! Kushdo që u del kundër këtyre që drejtojnë bëhet pis me shpifje dhe gënjeshtra për korrupsion ndërkohë që këta janë kampionet e korrupsionit! As strategjitë e Ramës dhe as përvetimet e Bashës nuk janë zgjidhje por zvarritje në “llumin” qe kanë gatuar vetë! Njeri në “bunker” e tjetri në vila, bëjnë sikur përplasen për shqiptarët që po ikin! Në fakt shqiptarët po ikin prej tyre, e sa të jenë këta nuk kanë për tu kthyer!”, shkruan Kulluri.

Më të lexuarat