BREAKING NEWS

Gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat, zbardhen dyshimet e para

Gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat, zbardhen dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja pse ndodhi sulmi me armë te zyrat e Top Channel

Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja
x
BREAKING NEWS

Gazetari zbulon dy kandidatët e rinj që garojnë për Alibeajn

Gazetari zbulon dy kandidatët e rinj që garojnë për
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Koalicioni i Berishës dhe Metës prezanton një tjetër kandidatë, reagon deputeti me tone të forta ndaj qeverisë: Ai ha, pi dhe zhgërryhet si derrat bashkë me kryetarin e Bashkisë sot

Zgjedhjet e 14 majit/ Koalicioni i Berishës dhe Metës prezanton
x
BREAKING NEWS

"Rama po leh si qentë e rrugës", nënkryetari i PL-së shpërthen ndaj kryeministrit: Hidhu dhe perdridhu sa te duash Edvin...

"Rama po leh si qentë e rrugës", nënkryetari i
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të tjera largime nga listat e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të
x
BREAKING NEWS

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me
x

Politike

Non grata/ Berisha sulmon ambasadorin britanik dhe Yuri Kim: Do e demaskoj dhe do e denoncoj atë sepse kështu mbroj edhe dinjitetin e qeverisë britanike

Non grata/ Berisha sulmon ambasadorin britanik dhe Yuri Kim: Do e demaskoj dhe

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar ambasadorin britanik Alistair King-Smith për shpifje.

Sipas tij është e përdorur e njëjta medotë si me SHBA-në. Është përdorur korrupsioni për të luftuar atë që denoncon më shumë korrupsioni.

“Guvernatorja Kim kalonte nga një takim në tjetrin, duke thënë se fakte kemi, por nuk i kemi, dhe eprori i saj, Escobar erdhi te Sokol Balla dhe tha se kemi fakte dhe do i sjellim, pas disa muajsh, në valët e Zërit të Amerikës, u bëri thirrje të gjejnë fakte.

Pra, nuk kanë asnjë fakt. U faktua 100 përqind ajo që i kam shkruar që ditën e parë Antony Blinken se ky vendim bazohet në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe George Sorosit.

Kjo është e vërteta.

Alistair King-Smith ka mashtruar në mënyrë të tmerrshme qeverinë e tij në bazë të korrupsionit, por Britania e Madhe është transparente.

Dhe, autoritetet britanike nuk pranojnë të thonë se kemi fakte, por nuk i themi. Kanë kanal zyrtar, ligjor për të ndjekur çështjen”, është shprehur Berisha.

Më tej ai ka paralajmëruar se do t’I bëjë të gjitha publike, faktet e gjetura. Sipas tij në këtë valle janë të përsfhirë Edi Rama,Lulzim Basha dhe Erion Veliaj.

“Unë i kam gjetur dhe do ua bëj shqiptarëve të gjitha publike. Në momentin e duhur.

Shqiptarët do të shohin se çfarë dezinformimi të ulët ka bërë ambasadori Alistair King-Smith për qeverinë e tij.

Nuk luftoj për veten time, më së pari luftoj për shqiptarët, sepse ambasadorët që janë ekselenca, për definicion janë njerëz që punojnë për ndërtim urash dhe bashkëpunimi, por edhe për informacion, atë çfarë ka mashtruar Alistair King-Smith qeverinë e tij, turpëron çdo qenie njerëzore.

Unë do ua bëj të ditur shqiptarëve, unë vetë i di, por dua që shqiptarët t’i dinë.

Një nga problemet më të mëdha të kësaj mafie në pushtet janë valixhet me euro që shpërndan për të blerë deklarata, vendime, për të deformuar realitetin.

Këta emisarë të tipit Duçka nuk janë pa emër. Janë disa që lobojnë, që paguajnë dhe flasin në emër të tyre. Asnjë impresion nuk kam unë.

Unë kontratën e kam me shqiptarët, me vlerat evropiane, por jo me mafian. Kurrë!

Një ambasador si Alistair Smith-King i lejon vetes të thotë se ky njeri është i lidhur me kriminelët, për një njeri që i ra derës dhe që nuk e kisha njohur kurrë, dhe e bën këtë se ndan favore me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, mua m’u dha rasti që mbroj interesin e vendit tim nga kushdo, nga cilado mafie.

Ia kam thënë dhe ia them sot, ai ka vepruar fshehtas, unë veproj hapur.

Do e demaskoj dhe do e denoncoj atë sepse kështu mbroj edhe dinjitetin e qeverisë britanike.

Se ai shpif me ato që i kanë thënë Lulzim Basha dhe Erion Veliaj. Do i bëj publike”, është shprehur Berisha.