BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Nora Malaj rrëfen për herë të parë sëmundjen e rëndë gjatë shtatzënisë

Nora Malaj rrëfen për herë të parë sëmundjen e

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj rrëfeu periudhën e vështirë gjatë shtatzëninë me djalin e saj, Dritanin.

Ajo tregoi se në muajin e tretë të shtatzënisë u sëmur nga rubeola, një sëmundje ngjitëse e cila krijon probleme për fëmijën dhe zhvillimin e tij. Malaj tha se në atë kohë të gjithë ishin në dilemë të madhe, disa i thonin të abortonte, disa të tjerë ta mbante. Ajo u shpreh se në muajin e katërt ka dëgjuar lëvizjet e të birit dhe ka vendosur ta mbajë, pavarësisht të gjithave.

"Periudha e shtatzënisë sime ishte paska ndryshe. Në ’89-ën unë ngela shtatzënë, ishte një gëzim shumë i madh sepse në familjen tonë bashkëshorti im është djalë i vetëm dhe sigurisht donin që të kishim një djalë. Muaji i parë dhe i dytë është ai fillimi i shqetësimeve dhe në fillim të muajit të tretë mua më kap rubeola. Në listën e ministrisë së asaj kohe por edhe në përgjithësi në instancat e aspektit të mjekësisë, njihet që rubeola është një sëmundje ngjitëse e cila në një mënyrë apo tjetrën, virusi krijon probleme në drejtim të fëmijës dhe të zhvillimit të tij, sidomos të aspektit psikik dhe të formës së realizuar.

Mjekët u shqetësuan, ishte e vetmja sëmundje dhe 2-3 të tjera që ishin futur tek lista në rastet kur abortohej, se atë here nuk lejohej të abortoje dhe ishte me ligj dhe duhej patjetër të kaloje një kalvar të gjatë mundimesh. Në atë kohë konsulta, detyrimi për të shkuar, detyrimi për të bërë analizat, ishte edhe nëse ti nuk shkoje, vinte mjekja e cila merrej me rritjen e fëmijës që të bënte kontrollet për të plotësuar gjithë kartelën për të parë çfarë ndodhte, si ndodhte etj.

Filloi dilema e madhe dhe e tmerrshme sepse  sigurisht unë nuk kisha këtë dije që kam sot dhe më kujtohet atëherë që ishte një situatë kur unë punoja në shtëpinë botuese dhe po merresha me redaktimin e vëllimeve që quhen parimet e mjekësisë së përgjithshme. Natyrisht nuk kuptoja shumë nga mjekësia, por ajo më bëri që të hyja dhe të shikoja çfarë po ndodhte. Debati ka qenë shumë i madh në shtëpinë time, ne kemi dy mjekë, dajën e bashkëshortit tim, doktor Xhemilin. Njëra palë thoshte ta dështojmë, tjetra thoshte ta mbajmë. Të gjithë më shihnin mua, unë isha 24 vjeç dhe nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte, por mëmësia më thërriste shumë fort dhe më thoshte unë nuk do ta marr këtë hap.

Tani imagjinoni për një moment veten se si ti do marrësh këtë akt që quhet në thonjëza të vrasësh dikë. Në muajin e 4-të unë ndjej Dritanin duke lëvizur. Unë ditë mora vendim, thashë harrojeni që unë këtë fëmijë do ta heq. Këtu filloi kalvari i mundimeve të mia dhe të të gjithë pjestarëve sepse njëri thotë do dalë kështu, tjetër thoshte do dalë ashtu. Nuk lashë libër pa lexuar dhe ishte një situatë tmerr i paparë. Po tmerri nuk mbaron këtu. Tmerri mbaronte dhe me përgatitjet se çfarë do ndodhte me bebin kur të dilte në jetë sepse ishte periudha më e keqe e të gjitha problematikave.

Pikërisht ditëlindja e Dritanit sivjet më rikujtoi të gjithë elementët se çfarë më ndodhën derisa shkova në sallën e lindjes derisa e linda dhe lindi një djalë goxha mirë. Probabiliteti ishte që unë e kam pasur rast 1 për mijë apo 1 për 100 mijë. Probabiliteti ishte që do kishte probleme. Unë pata fatin, si duket më ka dashur Perëndia shumë", rrëfeu ajo.

Më të lexuarat