BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Zjarr i madh në Vlorë, zjarrfikësit shkojnë menjëherë në vendngjarje

Çfarë po ndodh? Zjarr i madh në Vlorë, zjarrfikësit
x

Politike

Nuk dogjën mandatet, Lulzim Basha sulmon Rudina Hajdarin, Murrizin e Lefter Kokën: Korbi qëmtoi ato të kalburat

Nuk dogjën mandatet, Lulzim Basha sulmon Rudina Hajdarin, Murrizin e Lefter

Kryedemokrati Lulzim Basha sulmon dy deputetët e PD Rudina Hajdari e Myslym Murrizi dhe Lefter Kokën e LSI pasi nuk pranuan të digjnin mandatet.

Duke folur për vendimin e shkurtit për të djegur në masë mandatet, Basha shtoi se nga 64 deputetë që opozita kishte në Parlament, vetëm tre prej tyre nuk u bindën dhe nuk pranuan vullnetin e popullit duke mos lënë karriget.

Për kryedemokratin, deputetët që nuk lanë mandatin por dhe ata që u ulën më pas në ato të lëna bosh, u blenë nga Rama.

Basha sulmoi ‘me stil’ Rudina Hajdarin, Myslym Murrizin e Lefter Kokën, duke bërë një krahasim me një shprehje popullore.

“Në një shportë me mollë korbi qëmton mollët e kalbura, por kështu vetëm sa i rrit vlerën shportës”, tha Basha, kreu i PD.