Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Politike

“Nuk dorëhiqem”, Sandër Lleshaj flet i prerë dhe bën deklaratën e fortë për krimet që tronditën dje Tiranën: Policia jo vetëm që nuk ka dështuar, por…

“Nuk dorëhiqem”, Sandër Lleshaj flet i prerë dhe

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i shoqëruar nga nënkryetari i PS, Taulant Balla ishte sot në Elbasan nga ku iu përgjigj zërave për largimin e tioj nga qeveria dhe komentoi deklaratat për ngjarjet kriminalet të ditës së djeshme.

Lleshaj tha i bindur se policia e ka kryer detyrën me sukses.

“Jo s’kam thënë që ka dështuar policia. Mundohuni të kuptoni drejt. Policia jo vetëm që s’ka dështuar por po kryen detyrën me profesionalizëm dhe sukses në gjithë vendin. Sigurisht kjo nuk do të thotë që ngjarje nuk mund të ndodhin se ndryshe nuk do kishim as polici”, tha Lleshaj.

I pyetur për deklaratat për largimin apo qëndrimin e tij, ai tha se kanë qenë përgjigje të pyetjeve dhe se nuk dorëhiqet por ecën përpara.

“Nuk ka qenë asnjë deklaratë e kundërt. Kam dhënë përgjigje për pyetje të tilla. S’kam dhënë dorëheqjen, jam në detyrë. Nuk dorëhiqem, eci përpara, sepse kam një mision për të kryer, kam një përgjegjësi”, u shpreh ministri.