BREAKING NEWS

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa është numri i të infektuarve në 24 orë

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa
x

Politike

“Nuk dorëzohemi deri në ndryshimin e sistemit”/ Rudina Hajdari me qëndrim të prerë, plas debati në Komisionin e Ligjeve, Shameti: S’po merremi vesh! (REPLIKAT)

“Nuk dorëzohemi deri në ndryshimin e sistemit”/ Rudina

Komisioni i Ligjeve, i cili është mbledhur sot për të diskutuar draftin e dakordësuar me konsensus në 5 qershor për Reformën Zgjedhore është shoqëruar me debate të fortë.

Ndërsa Ralf Gjoni u shpreh se nuk e njeh Këshillin Poltik, Rudina Hajdari u shpreh se ajo vazhdon të këmbëngul për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Pjesë nga biseda:

Ralf Gjoni: Nuk e njoh Këshillin Politik. Nuk përfaqëson vullnetin tim si deputet. Presionet i shpjegon

Rudina Hajdari: Unë e deklaroj votën time kundër. Përsa kohë nuk përfshihen kërkesat e Opozitës Parlamentare. Përsa kohë nuk i keni votat për të miratuar këtë marrëveshje, duhet të përfshini edhe kërkesat e Opozitës Palramentare. Mos të kemi diskutime të tjera.

Adnor Shameti: Për procedurë

Rudina Hajdari: Unë kam ruajtur një qëndrim koherent dhe ka qenë për ndryshimin e sistemit dhe do të luftoj deri në fund këtë gjë. Nuk kemi hequr dorë.

Ulsi Manja: Faleminderit zonja Hajdari

Adnor Shameti: Procedurë zoti kryetar

Ulsi Manja: Një sekondë zoti Shameti. Dua të jemi të qartë. Ne si maxhorancë jemi shprehur pro marrëveshjes së 5-qershorit. Është dakordësuar edhe me Opozitën jashtëparlamentare. Kjo mbledhje sot është për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor që kanë ardhur si pasojë e marrëveshjes së 5-qershorit. Nuk na intereson ne qëndrimi i Opozitës Parlametnare ndaj asaj jo parlamentare. Dje u miratua nisma e depozituar nga ju. Refuzoj të hyj në qëndrime të tilla. Parlamenti është legjitim për mua dhe refuzoj ta komentoj këtë gjë. Çështja se sa është në harmoni ky projektligj për ndryshimin kushtetuese, unë e dhashë qëndrimin tim. Deri në seancën plenare, të gjitha ndryshimet që do të respektojnë kuadrin ligjor do të adresohen në Komisionin e Ligjeve. Ju ftoj të kthehemi në rendin e ditës. E respektoj qëndrimin tuaj por dua pyetje dhe qëndrime në lidhje me këtë projektligj. Nëse nuk keni, kalojmë në votim. Po zoti Shameti, për procedurë.

Adnor Shameti: Dua ta përmbledhim sepse nuk merremi vesh. Flasim për të njëjtën gjë. Të gjithë në parim jemi dakort për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Unë rekomandoj që së bashku merelatorin, Hysenin, të kalojmë sot në parim dhe të caktojmë një bashkërelator që bashkë me Hysenin të bëjnë azhornimin e atyre që kanë mbetur. Kjo është rruga e vetme ligjore që duhet të ndjekim.

Ulsi Manja: Projektligji i depozituar do të shqyrtohet dhe votohet sot në parim. 

Më të lexuarat