Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nuk dorëzoi mandatin, Rudina Hajdari zbulon prapaskenat e PD dhe bën deklaratën e fortë: Kjo është arsyeja pse qëndrova në Kuvend!

Postuar: 21/03/2019 - 13:46

Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka sqaruar sot nga foltorja e Kuvendin, pse ka vendosur të mos e djegë mandatin.

Në fjalën e saj, ajo ka akuzuar hapur qeverinë, që sipas saj, erdhi në pushtet nga vota e 23% e shqiptarëve dhe që sot nuk do t’ia dijë më as për mbështetësit e saj.

Ndërkohë që nuk ka lënë pa shigjetuar ashpër opozitën për vendimin për djegien në bllok të mandateve, sipas të cilës, synon të shpejtojë një kalim të pushtetit dhe është përshkallëzim ekstrem i sjellës politike të këtyre 28 viteve.

“Këtë herë rinia e zgjoi shpresën e popullit nga gjumi. Në mënyrë të heshtur protesta e studentëve  rrezikoi elitën politike.  Dalja e studentëve në sheshe në veri dhe jug shkaktari një metamofroze politike. Politika nuk është vetëm model i keq i keq qeverisë. Ky model që nuk do t’ia dijë për largimin masiv të qytetarëve, për jetën duhet të marrë fund. Nuk është hera e parë paqëndrueshmëria politike rrezikon stabilitetin e vendit, apo marrëveshjet e fshehta prapa shpinës së popullit. Unë u rrita me thirrjen “E dua Shqipërinë si gjithë Europa.

Në fillim të viteve 90’, pyetja që ushtroi Ramiz Alia ishte a doni pluralizëm të mendimit apo pluralizëm partiak.  Shqipëria nuk duhet të shihet si faktor destabilizues në Ballkan, por duhet të krijojë ura lidhëse. Nuk duhet të bëhemi shembull i keq në sy të botës. Unë jam e bindur që kjo qeveri e dalë nga një fitore gjysmake e votuar nga 23 % e qytetarëve, nuk do t’ia dijë më.  Pra, këtë e tregon qartë raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan.Ditët në vijim do të vij me propozime konkrete për kthyer vendin në normalitet. Arsyeja që qëndrova në Kuvend është se dua të sjell një model të ri politik, një frymë të re parlamentare që do i japë fund një herë e përgjithmonë tranzicionit në Shqipëri.”- u shpreh Hajdari.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/04/2019 - 09:10

Tërheqja e opozitës nga protestat dhe skenarët destabilizues duke se ka vënë në alarm Moskën.

Postuar: 20/04/2019 - 09:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një mesazh shumë të qartë dje presidentit Ilir Met

Postuar: 20/04/2019 - 08:36

Dështimi i aksionit opozitar dhe venitja e protestave kanë sjellë përçarjet e para brenda Partisë

Postuar: 20/04/2019 - 08:34

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka po zhvillon një vizitë mjaft të rëndësishme në SHBA, në fokus

Postuar: 20/04/2019 - 08:26

Ndikimi i Rusisë për të destabilizuar vendet e Ballkanit ka qenë në vëmendjen e Shteteve të Bashk

Postuar: 19/04/2019 - 23:31

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur në lidhje për votimin e parlamentit holandez 

Postuar: 19/04/2019 - 23:30

Besnik Mustafaj foli për zhvillimet në vend, ndërsa e quajti harxhim energjish e spekulim nëse do